Sequi: BE 100 milionë euro për drejtësinë në Shqipëri
TIRANË- "Bashkimi Europian ka dhënë një kontribut prej 100 milionë eurosh për drejtësinë në Shqipëri në 15 vitet e fundit", deklaroi sot, kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, ambasadori Etore Sequi, në një konferencë për shtyp me Prokurorin e Përgjithshëm të Britanisë, Keir Starmer dhe ambasadoren britanike në Shqipëri, Fiona McIlwham.
“Drejtësia është një element kyç dhe tepër i rëndësishëm për rrugën e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, prandaj dhe ka mjaft rëndësi investimi në këtë sektor”, vijoi Sequi.
“Ne besojmë në një drejtësi e cila është transparente dhe e pavarur nga politika”, u shpreh Sequi. Në këtë drejtim, ai theksoi se “BE është e angazhuar të ndihmojë Shqipërinë për të përballuar këto sfida, dhe asistenca ka qenë, asistencë e burimeve njerëzore dhe financiare”.
(ma.ar/BalkanWeb)