Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: Nëse ka vullnet politik, gati në mars
TIRANE - “Nëse do të ketë vullnet politik, reforma zgjedhore mund të përfundojë në muajin mars.”- kështu ka deklaruar në një intervistë për NEWS24 deputeti Damian Gjiknuri, i cili mban dhe postin e sekretarit për çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste.
Bashkëkryetari i komisionit për reformën zgjedhore sqaroi se Partia Socialiste mbështet aleatët e saj për rishikimin e sistemit, por kjo nuk mund të jetë një kusht për ecurinë e reformës.
“Partia Socialiste si dhe aleatët e saj dhe gjithë spektri politik duhet të ndërtojnë një konsensus të gjerë se çka është sistemi më i pranueshëm dhe deri në çfarë niveli duhet të korrektohet. Për ne reforma prioritare ka qenë arritja e standardeve në zgjedhje. Çështja e sistemit do konsensus të gjerë. Është një çështje që mund të prekë dhe barazinë e votës nga pikëpamja kushtetuese. Asnjë sistem nuk e realizon në mënyrë perfekte aspektin e barazisë së votës, por ne jemi të hapur dhe të interesuar që të gjithë palët të gjejnë një konsensus lidhur me korrektimin e sistemit.”- deklaroi Gjiknuri.
Sipas tij, edhe Partia Demokratike është e interesuar për korrektimin kombëtar, pasi kjo ka qenë edhe një marrëveshje që ajo ka me LSI-në.
Gjiknuri sqaron se në takimin e radhës të reformës do të diskutohet për pika të rëndësishme, për të kaluar më pas në ato më delikate.
(er.nu/news24/BalkanWeb)