E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurori i Durresit, pasuria 760 mije euro

TIRANE - Hije dyshimi per pasurine e prokuroreve. Kreu i akuzes se Durresit, i emeruar gjate ketij fillimviti, sipas Zyres se Deklarimit te Pasurive, konstatohet se ka dhjetefishuar pasurine e tij ne vetem kater vjet, ku pjesa me e madhe e te ardhurave thuhet se eshte siguruar gjate kohes qe ka punuar si avokat.

Arjan Ndoja ka raportuar gjate vitit 2004 kur mbante postin e prokurorit ne Durres nje pasuri prej 20 mije eurosh dhe 200 mije leke. Dhe pas nje periudhe kater vjecare pa informacion rreth te ardhurave dhe gjendjes se pasurise qe behet per Zyren e Deklarimit te Pasurive ILDKP, viti 2008 e gjen ate me mbi 760 mije euro ne pasuri te paluajtshme dhe ne "cash". Prokurori i shkarkuar nga Theodhori Sollaku, ish-kreu i organit qendror te akuzes, dy vjet me pare, ka arritur te ngjitet ne postin e kryeprokurorit te Durresit me firmen e Ina Rames dhe Presidentit te Republikes ne muajin Janar te ketij viti. Menjehere pas emerimit ai ka bere edhe deklarimin zyrtar te pasurise per ILDKP-ne, ku figurojne te ardhura mujore te konsiderueshme dhe nje gjendje llogarie shume here me e madhe se ajo e vitit 2004 kur ishte bere deklarimi i meparshem. Ne deklarate Ndoja thote se keto te ardhura i perkasin periudhes 2004-2008, kohe gjate te ciles ka qene avokat ne Tirane.

Sipas dokumentacioneve te dorezuara ne kete Inspektorat, Ndoja nuk figuron qe te kete kryer me shume se tre muaj profesionin e avokatit, pasi licenca e tij ka dale pak jave para se te riemerohej prokuror. Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ka evidentuar se Arian Ndoja figuron i regjistruar me NIPT si avokat qe nga data 2 tetor 2007. Kurse me 28 janar 2008, pra rreth kater muaj me pas, Ndoja eshte emeruar kryeprokuror i Durresit.

Dhe per keto te ardhura, pjesa me e madhe llogaritet te jete perfituar gjate kohes qe Ndoja paguhej si prokuror ne Durres, kurse pjesa tjeter mbetet per t'u verifikuar. Ne dokumente thuhet se ai nuk ka paguar taksa dhe perfitimet jane bruto. Sipas deklarimit qe ka bere, Ndoja disponon aktualisht nje apartament me siperfaqe 117 m2 te pahipotekuar me vleren e 65 mije eurove, nje lokal me siperfaqe 114 m2 ne Lezhe, zona e Shengjinit, me vlere 114600 euro, e likuiduar. Nje tjeter lokal me siperfaqe 159 m2 po ne Shengjin, me vlere 159 mije euro, dhe dy apartamente te tjera banimi, dy makina, te siguruara nga puna e tij dhe e familjes. Prokurori i Rrethit te Durresit ka sherbyer ne kete institucion si prokuror i thjeshte deri ne vitin 2004, kur dhe eshte shkarkuar nga Theodhori Sollaku. Ai ka pasur disa dosje te bujshme, mes te cilave ajo e "Bisht Palles", ku u largua pasi pjesa me e madhe e te dyshuarve u liruan per mungese provash. Ndoja ka hetuar edhe disa dosje te rendesishme te trafikut te droges ne zonen e Durresit dhe pertej Adriatikut.

Kush eshte Arjan Ndoja

I liruar nga detyra e prokurorit nga ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku, Arian Ndoja me 28 janar 2008, emerohet prokuror ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Durres. Sakaq, me 2 tetor 2007 sipas dokumentit te Zyres se Deklarimit te Pasurive, Ndoja kishte marre licencen e avokatit. Me pak se kater muaj me pas ai emerua kryeprokuror i Durresit. Fillesat si prokuror, Ndoja i kishte pas vitit 2002, kur ai ishte kandidat per Magjistrat ne profilin Prokuror. Sakaq, si avokat, Ndoja ishte edhe mbrojtesi ligjor i Arian Selimit, akuzuar per trafik nderkombetar kokaine.

Pasurite

Apartament 117,5 m2 pa hipoteke, Tirane, 65 mije euro

Lokal, 114,6 m2 ne Shengjin te Lezhes, 114600 euro

Lokal, 159,52 m2 ne Shengjin te Lezhes, 159520 euro

Apartament banimi 327,71 m2, kontrate porosie, 163855 euro

Apartament banimi 90,2 m2, Shengjin i Lezhes, hipoteke, 2 milione leke

Makine autoveture "Benz Mercedes" me targe TR4700F, 2 milione leke

Autoveture tip "BMW", TR5959N, 34000 euro, likuiduar 17 mije euro, pjesa tjeter huadhenie ne banke

Pervec pasurive te pershkruara, pjesa tjeter eshte dhene hua, 130 mije euro jane gjendje paraje kesh, ndersa 75 mije euro jane dhene hua.

Pedagog ne "Universitetin Kristal" viti 2007

Avokat i Dhomes se Avokatise Tirane, Prill 2004-janar 2008, thote se ka perfituar 750 mije euro per gjithe periudhen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›