Tragjedia, burg dy te dyshuarve
Bardhyl Bejko
Sarande- Nje nga te dyshuarit e tragjedise se Butrintit rrezikon te lirohet nga qelia, nese Prokuroria e Sarandes nuk provon se ai eshte i implikuar ne trafikimin e klandestineve mbremjen e 19 tetorit nepermjet liqenit. Behet fjale per Ahmet Bushin, 52 vjecarin qe cilesohet si pronari i varkes se mbytur mbremjen e se dieles se bashku me te pakten 13 emigrante ne bord. Gjykata e Rrethit ka dhene 30 dite burg ndaj tij, pas alibise se paraqitur nga i dyshuari se nuk ndodhej ne liqen apo ne shtepi mbremjen e ngjarjes por ne nje dasme se bashku me vellezerit. Per te dyshuarin tjeter, Bashkim Sena, nga Peqini, trupi gjykues ka dhene masen e sigurise "arrest me burg" per akuzen e "trafikut te klandestineve me pasoje vdekjen". Sene dyshohet te kete mbledhur nje pjese te emigranteve qe udhetonin ne varke. Diten e sotme pritet te zhvillohet edhe masa e sigurise ndaj dy te arrestuarve mengjesin e se merkures, Hyqmet Sollaku dhe Dashamir Mane, nga Fieri. Ne kerkim jane Brahim Madhi dhe Albert Gega, po nga Fieri, qe dyshohen si organizatore.
Seanca e sigurise eshte zhvilluar mesditen e djeshme nen masa te rrepta sigurie. Policia e komisariatit te Sarandes shoqeronte dy te dyshuarit e arrestuar diten e tragjedise, Ahmet Bushi dhe Bashkim Sene, ndersa nuk jane lejuar mediat te marrin pjese, pasi seanca ka qene me dyer te mbyllura. I pari ka dale per mase, 52 vjecari Bushi, nga fshati Vrine i Sarandes. Ndersa i ka komunikuar arsyet e ndalimit, prokurori lexoi akuzat dhe lidhjet e pronarit te varkes ne kete tragjedi. Me pas trupi gjykues ka degjuar fjalen e vete te dyshuarit, qe ka mohuar forcerisht te kishte dore ne kete ngjarje. "Nuk kam qene as ne shtepi dhe as ne liqen mbremjen e se dieles. Se bashku me vellezerit e mi gjendeshim si te ftuar ne dasmen e nje te afermit tone dhe kete fakt mund ta provoni duke pyetur e verifikuar", mesohet te jete shprehur 52 vjecari gjate rrefimit te tij. Albia e dhene i ka dhene shkak gjyqtarit te gatshem, qe te linte ne dispozicion te prokurorit vetem 30 dite afat per te provuar akuzen se Ahmet Bushi ka qene i implikuar ne trafik dhe ka perfituar ashtu sic kane thene emigrantet nga 5 mije leke te reja per person. "Une nuk e di se cfare eshte bere me varken time. Di qe e kam lidhur ne breg me litar dhe vetem ne mbremje kur erdhi policia dhe me ndaloi mesova se per cfare behej fjale", shpjegoi 52 vjecari. Tashme do te jene te dyshuarit e trafikut dhe emigrantet, qe do te zbardhin faktin nese Bushi ishte prezent dhe perfitoi nga ky trafikim.
Edhe Bashkim Sene mohoi akuzat e ngritura, por sipas prokurorit deshmite e emigranteve flasin se ai eshte pjese e grupit dhe ka mbledhur nje numer prej tyre me qellim dergimin ne Greqi kundrejt perfitimit. Shumat qe paguheshin nga klandestinet ishin nga 1000-2000 euro secili. Ne fund te seances trupi gjykues dha masen "arrest me burg" edhe per Senen, nen akuzen e "trafikimit te klandestineve".
Policia, ne kerkim te dy trafikanteve
Kerkimet per tragjedine e Butrintit kane vijuar jo vetem ne liqen, por edhe ne rruge tokesore. Qellimi ka qene lokalizimi dhe me pas kapja e dy te dyshuarve si organizatore qe figurojne ne listen e policise per trafikimin e 27 emigranteve, pese nga te cilet u mbyten ne liqen mbremjen e 19 tetorit. Nga gjashte te identifikuar si trafikante, policia ka mundur te vere ne pranga kater prej tyre, dy nga te cilet dje moren masen e sigurise "arrest me burg". Por ende ne kerkim nderkombetar jane Brahim Madhi e Albert Gega, te dy nga Fieri, qe mendohet se kane mundur te arratisen mbremjen e ngjarjes pa rene ne duart e uniformave blu. Edhe dje jane kryer kontrolle banesash se te afermve dhe kontaktuar me pikat kufitare nese i kane perdorur per kalim drejt Greqise apo Italise. Burime zyrtare thane se ende nuk kane nje informacion per vendndodhjen e te dyshuarve.
Te arrestuar
Bashkim Sene, Sarande
Ahmet Bushi, Sarande
Dashamir Mane, Fier
Hyqmet Sollaku, Fier
Ne kerkim
Brahim Madhi, Fier
Albert Gega, Fier
Viktimat
Elvira Jaho, Berat
Klara Jaho, Berat
Festim Hoxha, Fier
Amarildo Kuka, Fier
I humbur
Ndricim Myftari, Lushnje