E Diel, 1 Nëntor 2026

Greket kthejne 7 klandestine, pranga trafikantit

Gjirokaster- Policia greke kthen 7 klandestine shqiptare qe kishin hyre nga kufiri kater dite me pare nepermjet zones se Gjirokastres. Pas hetimeve te kryera, agjentet zbuluan se secili prej te kthyerve kishte paguar nga 600 euro ne adrese te 52 vjecarit Mitat Dautaj, banues ne Ballsh, i denuar me pare me 6 muaj burg per "kundershtim te punonjesve te policise". Mesnaten e se merkures efektivet kane bere te mundur arrestimin ne flagrance te se dyshuarit per vepren penale te trafikimit te klandestineve kundrejt perfitimit. Burime zyrtare konfirmuan lajmin dje per gazete "KJ" dhe bene me dije se emigrantet ishin te gjithe nga qyteti i Fierit. Policet greke kishin dalluar pak kilometra ne kufirin helen grupin e emigranteve qe ecte ne kembe permes pyjeve, me destinacion qytetin e Janines. "Te shtate klandestinet jane kthyer si emigrante te paligjshem ne stacionin e policise Kakavije", tha zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai. Dosja per kete rast i ka kaluar prokurorise se rrethit per hetime te metejshme.

B. Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›