E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nehat Kulla, merr 20 vjet burgim

KAVAJE - Denohet me 20 vjet burg, Nehat Kulla i quajtur dhe si "Gjenerali". Kulla eshte denuar per vrasjen e ish-shoferit te zv. ministrit te Arsimit, Halit Shamata, 10 vjet me pare ne Kavaje. Vendimi eshte dhene dy dite me pare nga Gjykata e Shkalles se pare te Kavajes, qe e ka shpallur fajtor te pandehurin Kulla, per vrasjen e Halim Gjuzi, krim i ndodhur 10 vjet me pare ne Golem te Kavajes, konkretisht ne autostraden Durres-Kavaje. Vrasja e shoferit te ish-ministrit te Arsimit, ishte e pazbardhur deri para tre vitesh, kur prokuroria vendosi qe te hape serish kete ceshtje duke e zbardhur perfundimisht. Rinisja e hetimeve ishte bere, pasi sipas institucionit te akuzes kishte disa deshmitare te cilet kane deklaruara se ka qene Nehat Kulla, ai qe ka qelluar mbi Halim Gjuzin.

Hetimet

Per kete vrasje institucioni i akuzes rinisi hetimit tre vjet me pare dhe nga deshmite e mbledhura dhe provat e grumbulluara ne vendin e ngjarjes, rezultonte se i dyshuari i vrasjes se ish-shoferit te Halit Shamates ishte Nehat Kulla. Sipas burimeve nga akuza, Kulla eshte arrestuar per vrasjen e ndodhur rreth ores 16:00, te dates 23 korrik te dhjete viteve me pare. Ngjarja sipas prokurorise, ka ndodhur ne autostrade ne afersi te Golemit. Referuar deklarimeve te akuzes, Halim Gjuzi ka qene duke udhetuar ne nje automjet bashke me familjen e tij, ku ishin gruaja dhe femijet. Deshmitaret kane pohuar se Halim Gjuzi eshte qelluar me arme zjarri ne prani te familjes se tij, ku benin pjese edhe dy femijet. Gjuzi ndodhej duke udhetuar drejt qytetit te Durresit i shoqeruar edhe nga dy miq te tij italiane.

Policia

Policia ne raportin e saj per ngjarjen e ndodhur 10 vjet me pare ne Kavaje, ka shenuar se, autori i krimit ndodhej ne nje "Shevrolet" me targa ushtarake shteterore. Ai besohet se ka qene i shoqeruar nga nje tjeter person, ndersa ka qelluar me nje pistolete te mbushur qe e mbante ne kroskotin e automjetit te tij. Deshmitaret i kane treguar policise se, automjeti i personit qe ka kryer vrasjen eshte larguar ne drejtim te qytetit te Kavajes. Po sipas hetimeve, ka qene nje takim i rastesishem i Gjuzit, me te pandehurin Nehat Kulla. Sherri ka nisur per nje gervishtje makine. Me pas gjithcka ka kapercyer kufijte. Sipas hetimeve te prokurorise dyshohet se i pandehuri Nehat Kulla ka qene tek "Shkembi i Kavajes" duke kaluar me makine. Me viktimen duket se kishin edhe njohje te meparshme. Fillimisht jane grindur me fjale e me pas Kulla, ka qelluar mbi te me arme zjarri duke e lene te vdekur. Nehat Kulla, u vu ne pranga dy vjet me pare, pasi prokuroria kishte siguruar prova te mjaftueshme per fajesine e te dyshuarit.

Nehat Kulla, eshte i njohur per problemet e tij te shumta me drejtesine. Ai eshte denuar disa here dhe akuzat per te, kane qene te gjithefarellojshme. Kulla u be i famshem gjate trazirave te viti 1997 kur pas hapjes se burgjeve ai mori ne mbrojtje nje grup depozitash armesh ne periferi te Tiranes, ne zonen ku ai banonte. Kulla madje nuk nguronte te dilte ne fotografi i armatosur edhe ne vitet qe pasuan.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›