Njësia e përmbarimit 5 ditë kohë për sekuestron
15/07/2010 Përcaktohen procedurat e zbatimit të sekuestrimin e aseteve kriminale
Qeveria ka miratuar vendimin mbështetës të ligjin antimafie
Në funksion të zbatimit të ligjit antimafie, shërbimit i përmbarimit duhet që brenda pesë ditëve të zbatojë vendimin e Gjykatës për sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Sipas vendimit, inventarizimi dhe dorëzimi i pasurive të sekuestruara, nga përmbaruesi gjyqësor te administratori, dokumentohet me procesverbal, i cili nënshkruhet nga të pranishmit. Ky procesverbali hartohet nga përmbaruesi gjyqësor në aq kopje sa janë të pranishmit në çastin e inventarizimit dhe dorëzimit të pasurive të sekuestruara. Ndërkohë dorëzimi i pasurisë së sekuestruar, te administratori i pasurisë, shoqërohet me dokumentacionin përkatës ligjor, nëse ka përfshirë dhe librat e llogarisë për shoqëritë tregtare, të cilat përmbaruesi gjyqësor ia kërkon personit zotërues të pasurisë. Vendimi saktëson se për qëllime administrimi, në mungesë të dokumentacionit të lartpërmendur, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) mbledh të dhëna në rrugë zyrtare dhe ia vë në dispozicion ekspertit kontabël, të caktuar prej saj, i cili ia paraqet raportin përkatës kësaj Agjencie. Përmes vendimit, qeveria ka saktësuar se administratori i pasurisë ia dorëzon kërkesën për ekzekutimin e vendimit të konfiskimit përmbaruesit gjyqësor, të caktuar në vendimin e gjykatës. Nga ana e tij përmbaruesi gjyqësor urdhëron institucionet përgjegjëse për kalimin e pasurisë në pronësi të shtetit dhe në administrim të AAPSK-së, menjëherë pas marrjes së njoftimit të vendimit të konfiskimit. Pas zbatimit të vendimit të Gjykatës nga ana e organeve kompetente, sipas këtij vendimi pasuritë e konfiskuara regjistrohen në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, sipas dispozitave që parashikohen në Kodin Civil. Në këtë vendimin qeveria ka parashikuar edhe faturën financiare, e cila vjen në funksion të pagesës për shërbimin përmbarimor. Vetë Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara përjashtohet nga pagesa paraprake e shërbimit për ekzekutimin e vendimit të konfiskimit.
Njoftimi
Në mënyrë që të mos hapen mosmarrëveshje, parashikohet njoftimi i zbatimit të sekuestros. Njoftimi i vendimit të gjykatës për personin zotërues të pasurisë, mbi të cilën është marrë masa e sekuestrimit, është i vlefshëm edhe për procedurën e ekzekutimit.
Ekzekutimi
Në vendimin e miratuar saktësohet koha për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës. “Vendimi i gjykatës për sekuestrimin e pasurive vihet në ekzekutim menjëherë, me paraqitjen e kërkesës, dhe duhet të ekzekutohet brenda pesë ditëve”, thuhet në vendim.