Kodi Zgjedhor, PD dhe PS ngecin tek ndarja e mandateve
Partia Demokratike dhe ajo Socialiste ka arritur konsensus të gjerë për sa i përket Kodit Zgjedhor, por debati ka ngecur në pikën finale, e cila është ndarja e mandateve për deputetë në 12 qarqet e vendit. Parlamenti i vitit 2009 do të ketë 140 deputetë, dhe duke u bazuar në numrin final të votuesve, mesatarja është 20 mijë votues për një mandat deputeti. Por problemi i dalë ka qenë fakti se disa qarqe do të kenë tepër mandate, ndërsa disa të tjera shumë pak. Palët janë ende duke e diskutuar këtë pikë. Mandati i Komisionit të Reformës Zgjedhore është shtyrë për të disatën herë, megjithëse angazhimin e forcave politike, puna me reformën zgjedhore nuk ka ecur me ritmet e kërkuara. Çështjet e miratuara deri tani nga Komisioni i Reformës Zgjedhore janë parimet e përgjithshme dhe struktura e Kodit Zgjedhor, listat e zgjedhësve dhe mënyra e hartimit të tyre, periudha zgjedhore dhe mënyra e caktimit të datës së zgjedhjeve, materialet zgjedhore dhe fletët e votimit dhe shpërndarja e tyre, caktimi i QV dhe i komisioneve të nivelit të dytë të administrimit të zgjedhjeve dhe procedura e votimit, si dhe formula e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Komisioni i Reformës ka vendosur që në vitin 2009, listat e mbyllura për deputetë, duhet të kenë minimalisht 30 për qind gra. Njëkohësisht është vendosur që të përdoret koalicioni i përbërë.
Biberaj ftohet në OKB nga Ban Ki Moon
Zëvendëspresidenti i Asamblesë Parlamentare të KE-së, Aleksandër Biberaj, i cili drejton një delegacion të nivelit të lartë të Këshillit të Evropës, u nis dje për një vizitë zyrtare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, me ftesë të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon. Në përbërje të delegacionit marrin pjesë kryetarë të Grupeve Parlamentare, si dhe të Komisioneve Parlamentare të Këshillit të Evropës. Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Biberaj dhe delegacioni i KE-së pritet të zhvillojnë takime me përfaqësues të niveleve më të larta të OKB-së, përfshirë edhe sekretarin e Përgjithshëm, Ban Ki Moon. Temë e bisedimeve ndërmjet përfaqësuesve të KE-së dhe të OKB-së do të jetë edhe diskutimi dhe nënshkrimi i një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet këtyre dy organizatave.