Gjinushi: LSI të ruajë qetësinë në favor të opozitës
Ndërsa Kodi Zgjedhor është duke dhënë sinjale pozitive për socialdemokratët e Skënder Gjinushit, ky i fundit i kujton LSI-së se duhet të ruajë qetësinë dhe të mbajë qëndrime në dobi të opozitës dhe vetëm për interesa personale. Kryetari i PSD, duke iu referuar ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, qartësoi se asnjë parti nuk duhet ta lidhë fatin e saj me pasjen ose jo të një anëtari në komisionet zgjedhore. Në këtë pikë, Skënder Gjinushi rikujtoi se PSD-ja toleroi për anëtarin e KQZ-së që mori LSI, por që në fakt, sipas tij, iu takonte socialdemokratëve. E megjithatë, - theksoi Gjinushi, - pavarësisht se ky anëtar mori mjaft vendime kundër PSD, ne nuk e paragjykuam procesin.
Më herët, në pranverën e vitit 2006, dy partitë u përfshinë në një debat të ashpër lidhur me një vend vakant në KQZ, që duhet të propozohej nga e majta. Gjinushi pretendoi se i takonte partisë së tij, pikërisht për shkak të qëndrimit të tij besnik ndaj së majtës, duke kujtuar “tradhtinë” e LSI-së në 2005. Në të kundër, LSI vuri si pararojë rezultatin e arritur në këto zgjedhje. Është pikërisht ky rezultat çka bëri që PS-ja të hapë rrugë për LSI. Por gjatë rrugës, në procesin e përzgjedhjet së kandidaturave, vendin vakant e mori mazhoranca. Reagimi i ashpër i LSI-së dhe bllokimi i Parlamentit bëri që partitë të arrinin në një marrëveshje për shtimin e numrit të anëtarëve të KQZ-së, duke kënaqur këtu LSI-në e PDK-në e Ndokës. Vetëm në zgjedhjet e 2007-s, LSI arriti të kishte përfaqësimin e vet në administrimin e zgjedhjeve, ndërsa arriti të merrte një rezultat më të lartë krahasuar me 2005-n. Kjo i bindi drejtuesit e partisë akoma dhe më shumë se në 2005-n kësaj partie i ishin vjedhur vota.
PS: Qeveria po mban peng integrimin e vendit
Partia Socialiste akuzoi dje qeverinë se po saboton procesin e rëndësishëm të Stabilizim-Asociimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Deputeti socialist, Taulant Balla, tha në emër të PS-së se “në këtë stinë të rëndësishme raportesh, kur pritej që Shqipëria të mbyllte procesin e ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe të përgatitej për aplikimin zyrtar për statusin e vendit për anëtarësim në BE, duket se Shqipëria nuk po bën hapa pozitivë”. Ai iu referua raportit të Monitorimit të Shqipërisë në Procesin e Stabilizim- Asociimit, i hartuar nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë, dhe pohoi se “sipas raportit, vazhdon të mbetet problematik procesi i hartimit të ligjeve dhe sidomos në fushën e drejtësisë”. “Raporti i Shoqërisë së Hapur në kapitullin e luftës kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve ilegale, thekson se niveli i mbrojtjes së dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë mbetet shqetësues”, - shtoi Balla. Krahas këtyre fakteve, Balla u ndal edhe në fushën e lirisë së shprehjes dhe të shtypit, ku sipas tij, “as në këtë fushë nuk ka pasur progres”.