Qeveria, ligj për liberalizimin e garancive për lehtësira në kredi
Këshilli i Ministrave ka nisur në Kuvend një ndryshim në ligjin “Për barrët siguruese”, i cili pritet të liberalizojë dhe disiplinojë vlerën reale të kolateraleve në treg. Ndryshimi në fjalë pritet që t’i japë me koncesion një kompanie private shërbimin e barrëve siguruese. Sipas Ministrisë së Ekonomisë, e cila ka hartuar ndryshimin, dhënia me koncesion e këtij shërbimi, do të krijojë mundësi që të vlerësohen procedurat për kolateralet (garancitë), të kryhen transaksione të shpejta mes bizneseve dhe më e rëndësishmja, do të krijojë mundësi që të jepen më shumë kredi për bizneset jo vetëm nga bankat, por edhe nga institucione të tjera financiare, si shoqëritë e Factoring-ut, shoqëritë e Lising-ut etj. Administrimi i ri nga kompania primare do të thotë që çdo kolateral, qoftë pasuri e luajtshme apo e paluajtshme, të vlerësohet me kushtet e tregut, si dhe të jetë pjesë e mundësisë për të shfrytëzuar për kredi apo shit-blerje në bazë të një procedurë më ligjore dhe me rregulla loje më të qarta.
Ndryshimi
Ideja e ndryshimit në këtë ligj është e ngjashme dhe pjesë e reformës rregullatore. Ndryshimi në fjalë ngjan me konceptin e “One-stop-shop”, pra me një ndal, me një euro dhe brenda ditës përfundon të gjithë procedurën. Kjo reformë synon pengesat e tepërta burokratike, eliminimin e kontaktit fizik mes administratës dhe biznesit, uljen e kostove të drejtpërdrejta dhe oportune për të gjitha shërbimet që administrata i detyrohet biznesit. Në këtë kontekst, synohet që t’i transferohen sektorit privat funksione të caktuara publike, duke besuar nga praktika në vende të tjera se do të jetë më efikase. Varësia e administratës së Zyrës së Regjistrimit nga Ministria e Ekonomisë ka limitet e saj për sa i përket fleksibilitetit të operacioneve menaxhuese, si dhe përballimit të nevojave që vijnë nga kosto relativisht të larta të kësaj njësie. Aktualisht shërbimi ndaj biznesit në këtë fushë lë për të dëshiruar, duke penguar jo thjesht regjistrimin e barrës (garancive hipotekore), por edhe mundësinë për të kërkuar kredi në institucione të tjera përveç bankave. Me ndryshimet e reja do të bëhet e mundur që t’u sigurohet institucioneve kredidhënëse mjete për regjistrimin e barrëve siguruese dhe pretendimeve shtetërore për pasuritë e luajtshme, të prekshme dhe të paprekshme të debitorëve. Do të ndihmojnë për kryerjen e transaksioneve mbi barrët siguruese për përcaktimin e radhës së parapëlqimit kundrejt një pretendimi tjetër konkurrues, që mund të ekzistojë mbi të njëjtën pasuri, si dhe të sigurojë një sistem kërkimi me të dhëna të hollësishme dhe koherente për palët e interesuara, për të blerë apo për të dhënë hua, bazuar mbi pasuritë e luajtshme si kolateral.