Kodi Zgjedhor, U hap rrugën koalicioneve të përbëra
Miratohet koalicioni i përbërë, 30% gra në Kuvend, por ende jo mënyra e ndarjes së mandateve
Komisioni i Reformës ka miratuar Koalicionin e Përbërë që do të thotë se çdo subjekt politik në vitin 2009 do të duhet të konkurrojë në zgjedhje, pra nuk do të ketë shkrirje me partitë e mëdha, por duhet që çdo subjekt të masë forcat. Njëkohësisht, në Parlamentin e ardhshëm do të ketë minimalisht 30 për qind gra deputete.
Komisioni i Reformës Zgjedhore miratoi dje ndryshimet e para të rëndësishme në Kodin Zgjedhor. Ndryshimi i parë ka të bëjë me mënyrën e konkurrimit dhe mënyrën e regjistrimit në zgjedhjet e ardhshme. Kështu, Komisioni i Reformës ka miratuar Koalicionin e Përbërë që do të thotë çdo subjekt politik në vitin 2009 do të duhet të konkurrojë në zgjedhje, pra nuk do të ketë shkrirje me partitë e mëdha, por duhet që çdo subjekt të masë forcat. Ndryshimi i dytë është reflektimi i ligjit mbi barazinë gjinore. Kështu, çdo parti politike duhet që në listën e saj të mbyllur të ketë minimalisht 30 për qind gra. Por në Komisionin e Reformës Zgjedhore nuk është miratuar ende mënyra e ndarjes së mandateve të deputetëve në zgjedhjet e vitit 2009. Bashkëkryetari i Komisionit, socialisti Fatmir Xhafaj, pranoi se në këtë pikë ka ende debat. “Debatet për ta pajtuar kodin më mirë me frymën e Kushtetutës dhe standardet, si dhe konsultimet me modele dhe kode zgjedhore që aplikohen në sisteme të ngjashme në vendet e tjera”, - tha Xhafaj. Më tej ai shtoi se koha deri më 30 shtator duket se nuk do të jetë e mjaftueshme për të përfunduar kodin. “30 shtatori nuk mund të jetë data e përfundimit të reformës zgjedhore. Ne bëmë të gjitha përpjekjet. Është bërë një punë e konsiderueshme nga grupi i ekspertëve, komisioni ka kaluar mbi 60-70 nene dhe kjo është shumë pozitive, pasi është një volum i madh pune. Mospërfundimi në kohë i ligjit zgjedhor nuk është pozitiv dhe kërkon më shumë vullnet dhe impenjim nga të gjitha palët e përfshira në proces, sidomos nga dy partitë e mëdha, PD dhe PS”, - tha Xhafaj. Ndryshimi më domethënës në Komisionin e Reformës, ishte legalizimi i koalicioneve të përbëra. “Subjekt zgjedhor është një parti politike ose një koalicion partish politike, të cilët paraqesin listë shumemërore për kandidatë, sipas rregullave që përcaktohen në këtë Kod”, - thuhet në nenin numër 1 të ndryshimeve që u miratuan në Kodin Zgjedhor. Njëkohësisht, në Parlamentin e ardhshëm do të ketë më shumë gra dhe kjo sipas socialistit Xhafaj, “do të thotë që listat zgjedhore duhet të parashikojnë detyrimisht jo më pak se 30% të kandidateve gra për secilën parti. Ky propozim i sjellë nga ekspertët u avancua më tej nga Komisioni duke vendosur kushtin se nëse një parti në listën e saj shumemërore, nuk e plotëson këtë detyrim, ajo nuk regjistrohet si subjekt zgjedhor”.
Topalli: Shqipëria, më pranë BE-së dhe NATO-s
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u shpreh dje në konferencën e CEEMAN, e cila përmbledh rreth 170 shkolla menaxhimi në 43 vende, se reformat në Shqipëri kanë bërë të mundur që vendi të jetë më afër NATO-s dhe BE-së. “Ne ecëm përpara dhe me mbështetjen e vendeve mike ushqyem ëndrrën evropiane, guxuam reforma kurajoze, arritëm transformime të jashtëzakonshme. Përpara nesh janë shumë sfida dhe jemi gati të përballemi me to, sepse e dimë cila është pritshmëria dhe sepse jemi të ndërgjegjshëm që vetëm përmes punës dhe angazhimit të plotë mund të arrijmë rezultate”, - tha kryetarja e Kuvendit. Kryetarja e Kuvendit nënvizoi faktet e raportit të fundit të Bankës Botërore që e renditin Shqipërinë të dytën në botë për ritmin e reformave si dhe raportin e Transparency International që vë në dukje performancën e lartë të Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit. Në këtë konferencë të organizuar nga CEEMAN (Shoqata e Menaxhimit dhe Zhvillimit të Evropës Qendrore dhe Lindore), mori pjesë edhe Erhard Busek, koordinator i Iniciativës së Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.