SHBA jep votën e besimit për Shqipërinë
NATO
Sipas Ambasadës Amerikanë në Tiranë, ky akt i Senatit ka domethënie të jashtëzakonshme. “Ai përfaqëson jo vetëm një votë besimi në një prej partnerëve më të palëkundur të Amerikës, por edhe një njohje të sinqertë të vendosmërisë së qeverisë, opozitës dhe, mbi të gjitha, popullit shqiptar, për të arritur këtë objektiv të rëndësishëm”, - thuhet në deklaratë
Në kulmin e garës elektorale për presidencialet e ardhshme dhe Kongresin e ri Amerikan, SHBA kthen sytë sërish nga Shqipëria, tani duke firmosur anëtarësimin e saj në NATO. Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendi lider i Aleancës së Atlantikut të Veriut, votoi dhe ratifikoi me unanimitet të plotë Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Ratifikimi i këtij protokolli nga Amerika i hap rrugë procesit të përshpejtuar të anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në NATO, i nxitur nga Uashingtoni dhe nga nevoja për të konsoliduar aleancën e Atlantikut të Veriut sa më në lindje të Evropës. Protokolli i anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO i kaloi për aprovim Senatit të SHBA-së më datë 23 korrik 2008. Ky protokoll u adaptua në Bruksel në datën 9 korrik 2008. Bashkë me Shqipërinë dhe Kroacinë ishte parashikuar që ftesën për anëtarësim në NATO ta merrte edhe Maqedonia. Për shkak të problemeve me Greqinë për çështjen e emrit, Maqedonia nuk arriti të marrë ftesën e anëtarësimit në NATO. Miratimi nga senati i Protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO vjen në një kohë kur janë ashpërsuar qëndrimet diplomatike mes Perëndimit dhe Rusisë, për shkak të konflikteve në republikat e Kaukazit. Shqipëria mori ftesën për anëtarësimin në NATO në Samitin e Bukureshtit, më 3 prill 2008. Më 9 gusht Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan në Bruksel Protokollet e Anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Nënshkrimi i Protokolleve të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO i hap rrugë ratifikimit të këtyre protokolleve nga vendet anëtare dhe anëtarësimit me të drejta të plota të Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut. Deri tani parlamentet e disa shteteve kanë ratifikuar protokollin e Shqipërisë në NATO dhe nënshkrimi pritet të përfundojë para samitit të ardhshëm në pranverë të vitit 2009.