Bode: FMN, jo më mbikëqyrëse, por këshilluese
Mazhoranca dhe opozita mbajnë qëndrime krejt të kundërta në lidhje me mbikëqyrjen që Fondi Monetar Ndërkombëtar duhet t’i bëjë Shqipërisë. Ndërsa vetë FMN-ja kërkon të rishikojë marrëveshjen me Shqipërinë në janar të vitit 2009, ku pas kësaj date pritet të mos ndërhyjë në politikëbërjen ekonomike, por vetëm të këshillojë, opozita mendon në mënyrë krejt tjetër. Deputetët e opozitës në sallën e Kuvendit, por edhe nëpërmjet liderit të tyre Rama, kanë kërkuar që misioni i FMN-së të mos rishikojë rolin e tij, por të qëndrojë në të njëjtat pozita. Misioni i FMN-së në Shqipëri është i ngjashëm me rolin që FMN-ja ka edhe në vendet më të varfra afrikane. Në Evropë këtë lloj misioni dhe mbikëqyrjeje e kanë vetëm Bosnja, Kosova dhe Moldavia, por opozita përsëri ka këmbëngulur në kërkesën e saj. Një tjetër këndvështrim kanë shprehur deputetët e mazhorancës në Kuvend. Ministri i Financave, Ridvan Bode, u shpreh se FMN-ja do të ndryshojë rolin e saj mbikëqyrës, dhe kjo, jo se e ka kërkuar qeveria shqiptare, por për shkak se vetë FMN-ja mendon se Shqipëria është e aftë të vetëqeveriset në kuadrin e politikave ekonomike. Bode tha se “FMN-së i mbaron marrëveshja 3-vjeçare në janar të vitit 2009 dhe nuk është as ministri i Financave dhe as qeveria, se për shkak se opozita kërkon t’i shtyjë edhe 6 muaj mandat, t’i kërkojë shtimin e mandatit. Përfundimi i kësaj marrëveshjeje nuk do të thotë se FMN-ja do të largohet nga Shqipëria”. Krejt tjetër mendon opozita, e cila shprehet se me largimin e FMN-së, qeveria do të shpërdorojë fondet e taksapaguesve. “FMN-ja është organizata e parë ku ka aderuar Shqipëria sapo hyri në botën e lirë. Ky mision ka udhëhequr dhe kontrolluar ndërtimin dhe funksionimin e ekonomisë së tregut në Shqipëri, të atij financiar dhe fiskal. Por, FMN-ja nuk i pëlqen qeverisë sepse në tre vite buxhetore ajo ka qenë garante për shqiptarët, me kontigjenca financiare në buxhet, të papara më parë”, - tha Braçe. Por në këtë pikë, Bode tha se FMN-ja nuk do të largohet nga Shqipëria, pasi roli i saj pas janarit 2009, do të jetë këshillues. “FMN-ja do të asistojë Shqipërinë në mënyrë të vazhdueshme sepse ne jemi anëtarë, por tashmë në kuadrin e artikullit të katërt, me rregulla dhe standarde të tjera të mbikëqyrjes”, - tha më tej ministri i Financave. Por deputetët e opozitës mendojnë se roli i FMN-së është tepër i domosdoshëm për vendin. Këndvështrimin e opozitës Bode e ka cilësuar si të prapambetur madje ai shtoi se “për mua nuk ka problem, FMN-ja të rrijë edhe 100 vjet me të njëjtin mënyrë asistimi”, - por rruga e zhvillimit, për Boden, nuk do të ishte si vendet e tjera.
Kush është FMN-ja dhe roli i saj në Shqipëri
“Të promovojnë zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin botëror”. Kështu e përkufizon ekzistencën e tij Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili është një sistem botëror monitorimi mbi politikat ekonomike dhe politikat monetare, e pranishme në 185 vende. Ky aktivitet njihet ndryshe si mbikëqyrje. FMN-ja, nëpërmjet mbikëqyrjes siguron ekspertë ekonomikë dhe financiarë për të gjitha vendet, por edhe në mënyrë individuale për vendet me probleme më të shumta ekonomike. Por roli i FMN-së ndryshon për çdo shtet, pavarësisht se është e pranishme në çdo vend të botës. Kështu, në vendet perëndimore, roli i saj është thjesht monitorues dhe këshillues, ndërsa në vendet e varfra, roli i saj është vendimmarrës. Që nga viti 1991 FMN-ja në Shqipëri ka kushtëzuar politikën ekonomike dhe atë monetare. FMN-ja ka këshilluar se sa duhej të rriteshin taksat, sa buhej buxheti, sa duheshin rritur pagat. Kjo politikëbërje bënte të mundur që vendi ynë të përfitojë edhe kredi nga FMN-në por kryesisht nga institucionet e tjera ndërkombëtare. Para tri vitesh, FMN-ja nënshkroi marrëveshjen e fundit me Shqipërinë, e cila në fakt ishte edhe prova e fundit. Në këto tri vite, Shqipëria duhet të tregonte se mund të zhvillonte një politikë monetare dhe ekonomike sipas standardeve më të mira. Gjatë këtyre tri viteve, Shqipëria kaloi “klasën”, pasi tregoi se ka një politikë monetare efikase dhe të pavarur, politika buxhetore efikase etj.
FMN: Pse po largohemi nga Shqipëria
Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili është i pranishëm në Shqipëri që në fillim të viteve ‘90, ka parashtruar se largimi nga vendi duhet të ndodhë në vitin 2009. Këtë konkluzion e ka arritur vetë FMN-ja. Gjatë vizitës në Shqipëri dy vite më parë, nëndrejtori i FMN-së, Murilo Portugal, u shpreh për mediat se largimi nga Shqipëria i misionit të FMN-është i pashmangshëm, dhe kjo për shkak se Shqipëria kishte bërë përparime. Ai shtoi, në takimet me personalitetet shqiptare, se FMN-ja do të asistojë Shqipërinë si këshilluese. Gjithsesi, vendimin përfundimtar për t’u larguar nga Shqipëria si politikëbërës, bordi i FMN-së e mori më 28 mars të këtij viti. Në këtë mbledhje bordi, FMN-ja miratoi raportin e fundit për Shqipërinë, i cili dha vlerësime pozitive për të gjitha zhvillimet dhe reformat ekonomike të ndërmarra nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë. E vetmja kërkesë e bordit ngelet energjia, e cila sipas FMN-së, vazhdon të mbajë peng deri diku edhe të ardhurat fiskale. Deklarata u bë nga zv.drejtori i FMN-së, Murilo Portugal, gjatë mbledhjes ku Bordi Ekzekutiv i FMN-së miratoi rishikimin e katërt në kuadrin e marrëveshjeve PRGF dhe EFF, të fundit me Shqipërinë, dhe miratoi lëvrimin e 4 milionë dollarëve. Ky ishte rishikimi i katërt i performancës ekonomike dhe garancive financiare të Shqipërisë në kuadrin e marrëveshjes trevjeçare, Fondi i Reduktimit të Varfërisë dhe Rritjes Ekonomike (PRGF) dhe marrëveshjes së Fondit të Përgjithshëm (EFF). Bashkë me ndihmën prej 4 milionë dollarësh, ndihma trevjeçare e FMN-së arrin në afërsisht 19.9 milionë dollarë. Konkluzionet e bordit të FMN-së i bëri publike vetë Portugal.
Roli i FMN-së në Shqipëri pas janarit 2009
Duke filluar nga viti i ardhshëm, FMN-ja do të funksionojë sipas artikullit 4, një tjetër lloj standardi i rolit të FMN-së. FMN-ja do të ndjekë nga afër zhvillimet në Shqipëri, politikat monetare, politikat buxhetore, hartimin e buxhetit, por nuk do të mundë të japë “urdhra”. Kështu, në rast se qeveria e sheh të domosdoshme të ulë TVSH-në për shembull, mund ta bëjë atë, duke besuar në politikën e saj qeverisëse. Në rast se qeveria do të dëshironte të bënte të njëjtën gjë gjatë këtyre viteve, nuk do të mund ta bënte, pasi FMN-ja nuk do ta lejonte. Largimi i FMN-së nga ky stad monitorimi në stadin tjetër të këshilluesit, do të thotë që Shqipëria ka të njëjtin nivel besueshmërie në hartimin dhe zbatimin e politikave ekonomike me vendet më të zhvilluara.