E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodi Zgjedhor, “krimi elektoral” do konsiderohet vepër penale

17-02-2012 / Gazeta 55

Krimi elektoral tashmë do të konsiderohet vepër penale. Pavarësisht se palët politike kanë akuzuar në vazhdimësi njëra tjetrën për proceset elektorale dhe ngjarjet kriminale gjatë fushatave, tashmë kanë rënë dakord që “krimi elektoral” të jetë i dënueshëm dhe të konsiderohet vepër penale. Ky fakt është bërë i ditur nga bashkëkryetari i komisisonit të reformës zgjedhore, deputeti i PS Damian Gjiknuri pas mbledhjes së komisionit. Ndërkaq Gjiknuri shtoi se nuk është gjetur konsensus për përdorimin e fondeve qeveritare për reklamat propagandë.
 

Po ashtu Gjinknuri tha se komisioni i reformës zgjedhore mund të shtyjë punimet e tij deri në pranverë, ndryshe nga parashikimet që ishin bërë për tu mbyllur në muajin mars.
Gjiknuri tha gjithashtu se ekspertët po punojnë për të gjetur një zgjidhje për sa i përket dorëheqjes së zyrtarëve në momentin që futen në garën elektorale.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›