Kryeministri Berisha: Rugova, arkitekti i Pavarësisë së Kosovës, pas Ismail Qemalit ishte vizionari që iu dha nder dhe dinjitet shqiptarëve

“Shprehim sot nderimin tonë ndaj burrit vizionar që iu dha nder dhe dinjitet shqiptarëve pas Ismail Qemalit në këto shekujt e fundit, presidentit Ibrahim Rrugova”. Kështu u shpreh sot Kryeministri Sali Berisha, duke e cilësuar ish Presidentin Rugova si arkitektin e pavarësisë së Kosovës. Gjatë ceremonisë së organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe Komuna e Prishtinës, për emërtimin e një rruge në Kryeqytet me emrin e ish presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, Berisha tha se nderimi që po i bëhet atij sot nuk mund të shprehë gjithë mirënjohjen që ai meriton. “Sot ne nderojmë kujtimin e Rugovës me këtë rrugë, në një ditë të madhe në historinë e kombit shqiptar, më të madhe pas pavarësisë së Shqipërisë por ndoshta edhe ditën më të shdritshme në historinë e shqiptarëve që nga luftrat e Skënderbeut gjer më sot, ditën e pavarësisë së Kosovës. Pavarësis e Kosovës u ndërua mbi gjakun, flijimin e jetëve të sakrifikuara të qindra-mijërave shqitarëve në Kosovë, që u arrit me forcën dhe ideve të Rugovës dhe të sakrificës së popullit të Kosovës, pavarësi që bëri të lirë shqiptarët kudo që ndodhen”- u shpreh Berisha. Kryeministri theksoi se historia ka faktuar se në të gjitha luftrat për copëtim shqiptarët, ia kanë dalë mbanë të rezistojnë pasi nxorën në ballë burrat vizionarë si Rugova dhe komandatët legjendarë si Adem Jashari. “Ne nderojmë sot presidentin Ibrahim Rrugova, këtë misionar të pashembullt të kombit tonë në vitin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Rrugova me veprën e tij, me mendjen e tij të ndritur, me përkushtimin e tij të plotë, me guximin e jashtëzakonshëm bëri të mundur që shqiptarët të vijnë në këtë 100-vjetor krenar, të lirë dhe të sigurtë në të ardhmen që meritojnë. Ndaj dhe njëherë do të përulem me nderim të madh përpara veprës së këtij burri, këtij misionari të pashoq në historinë tonë kombëtare, arkitektit të Kosovës së pavarur. Faleminderit presidenti Rrugova për gjithçka që bëtë dhe çdo shqiptar kudo që ndodhet përkulet me nderim para jush”- tha ai. Ndërsa Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa deklaroi se Rugova ishte lideri vizionar që punoi për Pavarësinë e Kosovës. “Rugova proklamoi Kosovën e pavarur. Ky vizion i presidentit Rugova u bë platformë e gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha Mustafa. Ai gjithashtu theksoi se tashmë dy vendet tona kanë objektivin e integrimit në BE dhe do të ndihmojnë njeri-tjetrin në këtë rrugë. “Në kënaqemi me sukseset që po arrin Shqipëria, demokratizimin e jetës, zhvillimin ekonomik. Edhe në po përpiqemi, të vetëdijshëm se kemi sfida, por besoj se këto do t’i kalojmë së bashku me një bashkëpunim shumë të mirë”, shtoi më tej Mustafa.
...