Kodi Zgjedhor, shtyhet mandati i komisionit
Tiranë- Komisioni për reformën zgjedhore do të ketë afat deri në 31 tetor për të vazhduar punën e tij në hartimin e Kodit Zgjedhor. Vendimi është marrë me votim në seancën e fundit plenare në Kuvendin e Shqipërisë.
Sipas vendimit, mandati i këtij komisioni zgjatet deri më 31 tetor. Ngritja e komisionit u miratua në prill, por për shkak të mungesës së vullnetit politik, ai nuk arriti të mblidhej asnjëherë gjatë kësaj kohe, përveç takimit të konstituimit me pjesëmarrjen e kryeparlamentares Jozefina Topalli.
Deri tani janë miratuar afërsisht 70 nene ndërsa mbeten ende për të kaluar për diskutim dhe më pas për miratim në komision edhe afro 100 nene të tjera.