"Mëkatet" e tregut farmaceutik me barnat
Drejtori i QKKB-së, Jakaj shpjegoi rezultatin e inspektimeve të fundit. Ja rrugët që ndiqen për barnat kontraband
"Në bazë të ivestigimeve që kemi bërë kryesisht farmacistët i marrin vetë këto barna në vendet fqinje"Jakaj: Pacientët duhet të rrinë sa më larg barnave pa pullë sigurie sepse ato nuk janë të garantuaraBarna të kapura kontrabandë, farmaci pa drejtues teknik dhe mijëra kuti barnash të asgjësuara për shkak të skadencës. Këto janë disa nga konkluzionet e insektimeve të fundit të Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave. Drejtori i kësaj qendre, Besnik Jakaj në intervistën për gazetën “Shekulli” shpjegoi disa nga rrugët nga futen barnat kuntrabandë. Gjithashtu ai pohoi edhe shkallën e sigurisë që kanë barnat në vendin tonë dhe hapat që po merren për përmisimin e kuadrit ligjor për sigurinë e barnave.
Si kanë rezultuar inspetimet e fundit që ka bërë Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave në tregun farmaceutik?
Gjatë inspektimeve të fundit që përfshijnë 3-mujorin e fundit puna ëhstë përqëndruar pikërisht në ispektimin e subjeketeve farmaceutike, agjensive, farmacive, depove primare dhe dytëtsore shpërndarse dhe importit të barnave. Gjatë inspektimeve të fundit vazhdimisht kanë rezultuar barna pa pullë që kanë ardhur duke u ulur, por nuk është fenomen i zhdukur. Barna pa pullë kemi kapur në Tiranë, Gjirokastër, Sarandë, Librazhd, Kavajë dhe në Lezhë. Janë penalizuar në bazë të ligjit të barnave duke iu hequr licensa nga 2-vjet deri në 5-vjet.
Aspekt tjetër që insektojmë në tregun faramceutik është drejtuesi teknik i farmacisë dhe kushtet higjeno-sanitare dhe në këtë aspekt janë penalizuar muajt e fundit rreth 20 subjekte pasi nuk kishin drejtuesin farmaceutik ose mungesën e farmacistit të lartë pasi këto janë detyrime ligjore që në farmaci nuk mud t’i shesë një farmacist i mesëm. Këto probleme i kemi ndeshur në Shkodër, Sarandë dhe qytete të tjera .
Cilat janë rrugët që përdoren për futjen e barnave kontrabandë në tregun farmaceutik dhe si arrijnë ato deri tek pacienti?
Ka disa rrugë për futjen e barnave kontrabandë. Në bazë të ivestigimeve që kemi bërë ne kryesisht farmacistët i marrin vetë këto barna në vendet fqinje dhe i kalojnë me çanta duke i tregtuar në farmacitë e tyre. Bëhet fjalë për barnat më të kërkuara të cilat i marrin jashtë rrugëve ligjore dhe janë të pakontrollaura. Problemi ynë është që mungon siguria tek këto barna pasi, nuk kalojnë në hallkat e profesionale për të dhënë garantimin e duhur për këto barna. Problemi është se barnat që futen me çanta mund të kalojnë më lehtësisht në dogana. Ka patur edhe raste kur janë kapur sasi të mëdha barnash në dogana kontrabandë të cilat i kanë kaluar për hetim prokurorisë.
Sa të sigurta janë barnat në vendin tonë?
Mendoi se barnat janë të sigurta në vendi tonë. Për barnat për të cilat flitet që janë me leje nga QKKB-ja pasi kalojnë nëj sërë halkash dhe procedurash adminsitrative për t’u regjistruar. Për këto barna japim garanci. Ndërsa, barnat kontrabandë të cilat në fakt nuk janë në sasira të mëdha janë problem sa i takon sigurisë ndaj dhe janë gjithnjë objekt i inspektimeve tona. Ajo që u themi pacientëve është që të rrinë sa më larg barnave pa pullë sigurie sepse ato nuk janë të garantuara.
Cilat janë rrugët që do të ndiqen për patur një treg farmaceutik sa më të sigurtë?
Jemi në një proces të reformimit të Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave duke filluar nga aktet nënligjore. Shumë shpejt do të kemi kuadrin ligjor dhe adminsitrativ të plotë sa i përket kontrollit të barnave. Jemi duke parë edhe rregulloren e funksionmit të kësaj qendre apo rregulloren e inspektimit. Vitin tjetër do kemi punë dyfish pasi do të kontrollohen barnat jo vetëm nga pikëpamja e sigurisë së tyre, por edhe nga mënyra e tregtimit nga faramcistët që do të tregtohen vetëm me recetën e mjekut. Barnat që duhet të jepen me recetën e mjekut sipas ligjit nuk duhet të jepen nga farmacisti papasur pacienti këtë recetë pasi kjo është e jashtëligjshme pasi ky është një fenomen që ndeshet shpesh. Kjo nuk do të ndodhë më dhe për këtë kemi mbështetjen e Minstrisë së Shëndetësisë dhe instancave të tjera përgjegjëse.
Jakaj: Kemi eliminuar deri në 5 mijë kuti barnash të skaduara
Barna në prag skadence apo që kanë kaluar skadencën janë bërë objekt i asgjesimit të Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave. Sipas drejtorit të kësaj qendre ndaj këtyre barnave nuk ka aspak tolerancë ,por i nënshtrohen eliminimit sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi. Asgjesimi i këtyre barnave sipas tij është është një pocedurë i zakonshem që ndjek qendra që ai drejton. Barna të tilla jën gjendur si në spitale edhe në tregun farmaceutik por nuk kanë cënuar në asnjë rast shëndetin e pacientëve pasi ato eliminohen. “Gjatë inspektimeve të barnave në spitale kemi kapur barna që janë në prag skadence dhe është një problem i stokëve që janë krijuar në këto spitale. Mund të them se eliminojmë herë pas here barna të tilla. Kemi eliminuar sasi nga të voglat deri në sasi të mëdha që përfshijnë 2000 kuti deri në 5 mijë kuti barnash. Ky është proces i vazhduar që bëhet çdo muaj”,- pohon Jakaj.