E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodi bazë i edukimit të fëmijëve në shkollë

Mimosa Sulaj/Mësuese

Fëmijët që konsiderohen me probleme sociale të theksuara në shkollë janë fëmijët që nuk pranohen, pëlqehen dhe trajtohen keq nga bashkëmoshatarët. Ata  nuk pranohen për shkak të sjelljes jo të  mirë. Këta fëmijë janë dhe agresivë dhe shpesh  ngacmohen dhe zihen me fëmijët e tjerë. Fëmijët që nuk pranohen nga shokët kanë dëshpërim  të thellë dhe ndonjëherë për tu ndier të pranuar  mund të bëjnë gjithçka. Kur janë në moshë me  rritur, ata mund të kryejnë krim, mund të marrin  drogë, mund të bëjnë gjithçka për të qenë në vë-mendjen e shokëve dhe për t’u ndier të pranuar.  Të qenit i pranuar nga të tjerët është e vetmja  rrugë që ata të ndihen mire. Ka dhe disa fëmijë që duan të jenë ndryshe dhe duhen admiruar  për individualitetin dhe vullnetin që kanë për të  qenë ata që janë.  Çfarë duhet të bëj një mësues për të zhvilluar  aftësitë sociale te fëmijët?

1. Tregoju fëmijëve se çfarë pret nga ata duke  vendosur rregulla, për shembull: Ngri dorën sa  herë dëshiron të flasësh; mos i ndërprit të tjerët  kur flasin; nuk duhet t’i godasësh , bërtasësh,  shtysh, apo gjuash shokët; të dëgjojmë me vë-mendje; të shprehim idetë dhe reagojmë për  gjithçka në klasë; si të përgjigjemi kur nuk jemi  dakord me diçka. Mësuesja duhet të kujdeset që këto rregulla zbatohen nga gjithë fëmijët. Për ta arritur këtë sa më  mirë është shumë e rëndësishme që fëmijët që i  zbatojnë rregullat t’u vihet në dukje, pra të nxirret  në pah një sjellje e mirë. Disa fëmijë nuk e kuptojnë dot që janë duke u sjellë keq dhe atyre duhet  t’u tregohet se çfarë ju bëjnë të  tjerëve me sjelljen e tyre. 

2. T’i mësosh fëmijët si të dëgjojnë me vëmendje Duket si diçka e thjeshtë, por  është shumë e rëndësishme që  sapo fëmijët fillojnë shkollën,  të edukosh tek ata që të jenë  dëgjues të vëmendshëm. Nëse  fëmijët arrijnë të jenë dëgjues  të vëmendshëm, një mësuese ka  bërë shumë për të ardhmen e tij,  sa i përket edukimit, aftësive sociale dhe komunikimit. Shpeshherë fëmijët dëshirojnë t’i kënaqin mësueset por ndonjëherë ata nuk  e kuptojnë dot se si. Gjithmonë është me rëndësi  të nxjerrësh në pah gjerat pozitive të çdo fëmije.

3. Mësoji fëmijët të respektojnë Një tjetër aftësi sociale e rëndësishme është respekti reciprok. Zakonisht fëmijët që lihen mënjanë kanë sjellje të padëshiruara. Ndaj mësuesi  duhet të përpiqet të identifikojë anët e forta dhe  anët e dobëta të një fëmije si dhe të krijojë një  ambient ku pranohet diversiteti dhe fëmijët ndihen të gjithë pjesë klasës, të barabartë. 

4. Të thuash “faleminderit” dhe “të lutem”. Ja-në fjalë bazë që çdo fëmijë duhet t’i përdorë në  klasë. Që të edukosh sa më  mirë këtë duhet që mësuesja  vetë e para t’i përdorë këto  fjalë sa herë që paraqitet  rasti. Fëmijët e vegjël në  shkollë dëshirojnë të kenë  shokë. Për të zhvilluar më  mirë aftësitë sociale shpesh  fëmijëve duhet t’u flitet dhe  për tema se si ata të sillen  dhe reagojnë në ambientin  shoqëror. P.sh: si të prezantohen, si të falin dhe si t’u  kërkojnë falje të tjerëve, si t’i përzgjedhin fjalët  kur flasin, tonin e zërit kur flasin me shokët dhe  mësuesen, të jenë të ndjeshëm si dhe të mendojnë paraprakisht se çfarë efekti kanë fjalët e  tyre te të tjerët, pyeti se çfarë ndiejnë kur dikush  sillet mirë me ta dhe i përgëzon etj..  Zhvillimi i aftësive sociale kërkon dhe zhvillim-in e aftësive të komunikimit te fëmijët. Komunikim, jo vetëm nëpërmjet zhvillimit të gjuhës  dhe fjalëve, por dhe aftësimit të fëmijëve për  të lexuar të ashtuquajturën ‘’Gjuha e trupit’’, pra  shprehjen e fytyrës, tonin e zërit, gjestet etj... Përveç mësueses, edhe prindërit kanë një rol të  madh në zhvillimin aftësive sociale te fëmijët  e tyre. Një prind këtë mund ta arrijë më mirë  duke qenë vetë model i socializmit dhe komunikimit me fëmijën e tij. Thuaji sa të duash një  fëmije: “Mos fol me zë të lartë”. Nëse prindërit  flasin me zë të lartë, të njëjtën gjë do bëjnë dhe  ata, sepse fëmijët mësojnë atë që jetojnë. Disa  fëmijë e arrijnë vetë aftësitë sociale, kurse disa  të tjerë kanë nevojë për më shumë përkushtim  nga ana e prindërve dhe kjo mund të arrihet duke  i mësuar ata dhe përmes librave, programeve të  ndryshme dhe në rastin kur problemet janë të  thella, duke e çuar dhe te psikologu apo punonjësi social si dhe duke bashkëpunuar edhe me  mësuesen. Mësuesja i identifikon më së miri  problemet, sepse ka në klasë 30 fëmijë të tjerë  dhe duke qenë bllok prindi me mësuesen, fëmija  fillon të kuptojë dhe reagojë më mirë për problemin që ka. Sa më herët mangësitë të identifikohen dhe kurohen aq më mirë është për fëmijët  dhe tërë shoqërinë. 


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›