E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të bësh trade on në politikë

magdaNga Magdalena Ramohito

Së pari duhet të sqaroj çështë trade on?

Në biznes, në politikë, por edhe në jetën e përditshme mund të përdorësh dikë ose diçka për avantazhet e tua, por në mënyrë të padrejtë. P.sh: një person mund të përdorë emrin e mirë apo pozicionin e babait të tij për të përfituar padrejtësisht një pozitë në shoqëri, një grua/vajzë mund të përdorë pamjen e saj për të përfituar një vend pune apo një pozicion në mënyrë jo të ndershme, por edhe në politikë mund të përdorësh njerëz apo fakte për të përfituar politikisht në një mënyrë të padrejtë.

Sa është përdorur trade on në politikën shqiptare?

Së pari duhet të kemi të saktë perceptimin për politikanët tanë kumarxhinj në këto 22 vjet, të cilët nuk kanë pasur nevojë të përdorin paratë për të luajtur kumar, sepse kanë pasur fatin të përdorin njerëz, jo vetëm duke ju shpëlarë trurin duke i kundërvënë kundër njeri- tjetrit sepse kjo është e zakonshme në politikë kudo në botë, pasi arti i politikanëve mediokër është të prekin emocionet e njerëzve dhe jo ndërgjegjen e tyre sepse kjo e fundit kërkon një politikan emocional, që është i gatshëm të vendosë shumë zemër në komunikimin me njerëzit dhe përgjegjësi të madhe për ti mbajtur premtimet, kështu ky i fundit përdor pozitivisht pozitën shoqërore të familjes së tij, si edhe dijet e energjinë për të përfituar politikisht por në një mënyrë të drejtë.

Nga njëra anë politika e vjetër, shumë e vjetër (si mënyrë e përdorimit të njerëzve dhe gjërave për të krijuar avantazhe) shqiptare ka shkaktuar viktima si rezultat i vënies së njerëzve në mënyrë shumë hakmarrëse përballë njeri-tjetrit dhe kjo përbën dramën më të madhe në këtë vend, pasi prej gjakut të derdhur në emër të idealit të frymëzuar negativisht nga krerët e vjetër të dy partive kryesore kanë mbushur xhepat politikanët, dhe kjo është të luash kumar më njerëzit.

Politika e vjetër e këtyre 22 vjetër na ka dhuruar spektakle pa fund pikërisht në saj të trade on, duke i përfshirë njerëzit në diskutime emocionale nëpër dikastere (shkund barin të dalë gjarpri) dhe aty janë zbuluar prirjet e tyre politike, të cilat janë shfrytëzuar duke përdorur metoda frike ndaj specialistëve deri në përjashtimin nga puna me pretekste të shkurtimit të vendit të punës, por që nënkuptohet se është bërë me qëllim për ti zëvendësuar me njerëz militantë në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë kohëzgjatje në pushtët, jo për interesa publike, por për interesat e tyre personale.

Dhe tani, që duket se fushata elektorale ka filluar, shihet qartë se kjo mazhorancë po përdor fare padrejtësisht djersën e njerëzve që kanë arritur të ngrenë një biznes të tyre pa asnjë përfitim nga vendimmarrjet e kësaj qeverisjeje në këto 8 vjet, shkojnë atje me kamera dhe i manipulojnë përfaqësuesit e bizneseve të thonë të kundërtën e asaj që është e vërtetë, duke i dhënë kështu avantazhe kësaj politike shumë të vjetër, e cila është e pa aftë të shkëputet nga ky trade on sepse nuk e ka ndjeshmërinë për të bërë vërtetë punë publike dhe ajo që është më e rëndësishmja nuk mund të ngrihen dot në atë nivel që kërkon koha për tu shkëputur nga mania për të qëndruar në pushtet, pavarësisht konsumimit ekstrem të tyre dhe pakënaqësive të mëdha të popullit të grumbulluara nga keq qeverisja e tyre.

Ndërsa të gjitha ato veprime të padrejta të cituara më sipër mund të kenë një justifikim, sido që asgjë nuk mund të justifikojë gjakun e derdhur në BULEVARD, kjo politikë arrin të ngrejë gracka të tilla të neveritshme dhe fare të ulëta duke përdorur njerëz për të provokuar kreun e opozitës së bashkuar në vend edhe mjedise të largëta, në mënyrë që të mos ketë dëshmitarë okularë në shumicë, por vetëm  provokatorin, i cili ankohet tek babai dhe tek Kryeministri se i është shkulur veshi (shumë qesharake sepse po të mos ishte si rrjedhoje e provokimit, ky person nuk do të ankohej) një gjest qesharak edhe sikur të ketë qenë e vërtetë ajo shkulja e veshit është shumë e gabuar mënyra si i përdor Sali Berisha njerëzit për të përfituar politikisht. Njerëz që kanë bërë për 22 vjet trade on me emra të paraardhësve të tyre për të përfituar avantazhe në politikë, tani pranojnë të bëhen mjet i trade on-it të Sali Berishës për ti dhënë atij avantazhe në këtë garë elektorale. Është vërtetë sa qesharake aq edhe dramatike kur sheh se si një politikan për të përfituar edhe ca kohë shtesë jashtë vendit përdor të birin dhe pastaj edhe emrat e paraardhësve për të disavantazhuar opozitën në mënyrë që ti japë avantazhe Sali Berishës për ti shtuar edhe ca kohë jashtë vendit birit të tij provokator, dhe ta mendosh se këta sojë njerëzish shiten në publik si intelektualë dhe pasardhës të njerëzve që kanë bërë histori në këtë vend (po çfarë historie kemi ne!). Dhe tani ka një javë që merren e lagu dhelpra bishtin apo nuk e lagu dhe në fakt kryedhelpra është aty në karrigen më të lartë të shtetit dhe opozitës bashkë me shumicën e popullit i duhet vetëm durim për të shkuar sa më të qetë më 23 qershor dhe aty të tregojë se kujt duhet ti skuqen veshët!!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›