E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidetohet familja në Pezë, vdes 33-vjeçari Doka

Autori i Lajmit: red.
Një i vdekur është regjistruar dje në rrugën Pezë-Tiranë. Altin Doka, 33 vjeç, ka qenë duke udhëtuar me një makinë tip “Mitsubushi Fuoristradë”, me targa TR 2413 K, kur ka dalë nga rruga. Burime nga policia bëjnë të ditur se 33-vjeçari po udhëtonte së bashku me gruan e tij, djalin si dhe një tjetër person i afërt me të. Sipas të njëjtave burime, Doka ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që të aksidentuar kanë ngelur fëmija 2-vjeçar i tij, Adem Doka, 60 vjeç, Silva Doka, 30 vjeçe dhe Lije Ymeri, 40 vjeçe. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur si pasojë e ecjes tej normave të lejuara të shpejtësisë. Gjatë ecjes makina ka dalë nga rruga kryesore dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i automjetit Altin Doka.
Ky lajm është publikuar: 04/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›