Kodi i ri Rrugor: Kurs shtesë për të gjithë shoferët veç patentave B
Komisioni Kuvendor i Ligjeve ka miratuar dje ndryshimet në Kodin Rrugor duke vendosur dyfishimin e të gjitha gjobave ekzistuese. Drafti i dërguar në parlament nga qeveria parashikonte katërfishimin e gjobave duke përcaktuar edhe vlera marramendëse prej 400 mijë lekësh të vjetra, por këto masa u përgjysmuan. Masat ishin propozuar nga opozita, ekspertët e sigurisë rrugore e shoqëria civile dhe dje gjetën edhe konsensusin e mazhorancës.
Socialistët paraqitën dje në Komisionin e Parlamentar të Ligjeve një draft propozimesh të cilat u pranuan pjesërisht nga demokratët. Drafti u lexua nga deputetja socialiste Ermonela Felaj ndërkohë që pas debateve midis anëtarëve të ligjeve u arrit që të gjendet konsensusi për ndryshimet në Kodin Rrugor duke i hapur rrugë miratimit të tij në seancë plenare muajin e ardhshëm. Edhe pse gjobat për shkelësit e normave të qarkullimit rrugor do të jenë më të buta se ato të propozuara nga drafti fillestar i qeverisë, dyfishimi i tyre pritet që të frenojë shkelësit. Drejtuesit e automjeteve duhet të tregojnë më shumë kujdes në zbatimin e rregullave që lidhen me përdorimin e rripit të sigurimit, drejtimit të automjetit nën efektet alkoolit mbi nivelet e përcaktuara si dhe nga drejtimi i makinës pa patentë.
Uljen e masës së dënimit e kërkuar edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët kundërshtuan me forcë katërfishimin e masave ndëshkuese. Gjatë seancave dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, përfaqësuesit e shoqërisë civile deklaruan se rritja e diapazonit ndërmjet gjobave minimale dhe maksimale, rrezikon që të rrisë korrupsionin në forcat e policisë. Ndryshimi që ne propozojmë është dyfishimi dhe jo katërfishimi i gjobave nisur nga gjendja social ekonomike, edukata e përdoruesve të rrugës si dhe gjykimi që jo thjesht ashpërsimi i gjobave do të çojë në parandalimin e aksidenteve, por edhe faktorë të tjerë që lidhen me sigurinë rrugore, me përgatitjen më të mirë të shërbimeve të policisë rrugore, mësohet të jetë shprehur deputetja socialiste Ermonela Felaj.
Dy ndryshime të tjera kanë të bëjnë me përdorimin e fondit të gjobave të vjela. Këto do të kalojnë në fondin e sigurisë rrugore, dhe 10% do ti marrin policët që kanë vendosur gjobën. Në rastet kur mjeti i gjobitur është i pasiguruar, paratë do i marrë Byroja e Sigurimeve. Sipas socialistëve, në këtë mënyrë i vihet në ndihmë gjithë të lënduarve nga aksidentet të cilët kanë nevojë të dëmshpërblehen për aksidentet automobilistike të ndodhura në dëm të tyre. Pas debateve në Komisionin e Ligjeve, u pranua një tjetër propozim i PS lidhur me mos parashkrimin e gjobave. Gjobat do t’i nënshtrohen afatit të parashkrimit që përmban ligji për kundërvajtjet administrative, që do të thotë se askujt nuk mund t’i ngarkohet si barrë një gjobë përjetësisht. Vetë gjoba ka qoftë efektin ndëshkimor, por edhe atë parandalues e edukativ njëkohësisht. Në momentin që koha brenda secilës duhet të ndodhte ky efekt ka mbaruar, atëherë gjoba nuk ka kuptim, kanë argumentuar përfaqësuesit e PS në qëndrimin e tyre brenda Komisionit të Ligjeve me dyer të mbyllura.
Gjobat e reja
Sipas draftit të qeverisë, cilido, që nuk respekton kufijtë minimalë të shpejtësisë ose kalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me jo më shumë se 10 km/orë, ishte parashikuar të dënohej me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë. Komisioni miratoi rritjen e gjobës nga një deri në katër mijë lekë.
Për cilido, që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 10 km/orë dhe jo me më shumë se 20 km/orë, ndëshkimi ishte me masë administrative, me gjobë nga katër mijë deri në gjashtëmbëdhjetë mijë lekë. Drafti i ri i miratuar nga Komisioni i Ligjeve përcakton që gjobat do të jenë dy mijë deri në tetë mijë leke.
Cilido, që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje, merret masa administrative plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga një deri në tre muaj. Në qoftë se shkelja është kryer nga një drejtues mjeti, që e zotëron lejedrejtimin prej më pak se 3 vjetësh, pezullimi i lejedrejtimit bëhet për 3 (tre) deri në 6 (gjashtë) muaj. Komisioni i Ligjeve vendosi që dënimi me gjobë për ata që tejkalojnë shpejtësinë me mbi 20 km/orë, do të jetë nga pesë mijë lekë deri në njëzet mijë lekë.
Për cilido, që nuk sillet në mënyrën e treguar nga sinjalizimi rrugor ose sipas normave përkatëse të akteve në zbatim, si dhe sipas orientimit të policit të trafikut, ndëshkimi ishte me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë. Me rishikimin e draftit, gjobat do të jenë nga dhjetë mijë në katër mijë lekë.
Cilido, që kalon në mënyrë ilegale barrierat e trenit nuk do të ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë, por nga një mijë deri në katër mijë lekë.
Cilido, që kryen një parakalim të gabuar ishte parashikuar rritja e gjobave në masën nga dy mijë deri në tetë mijë lekë. Komisioni i Ligjeve vendosi përfundimisht që ato të jenë nga një mijë në katër mijë lekë.
Cilido, që shkel largësinë e detyruar nga një mjet tek tjetri ndëshkohet me masë administrative, përcaktohet që dënimi të ishte me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë. Ndërsa me pranimin e propozimeve të socialistëve, masa administrative do të jetë nga një mijë deri në katër mijë lekë.
Cilido, që ndryshon korsinë ose kryen manovra të tjera të ndaluara në rrugë nuk do të ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë, por nga një mijë deri në tetë mijë lekë.
Cilido, që ndalon makinën në vendpushime të ndaluar nuk do të ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë, por nga një mijë në katër mijë.
Cilido, që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për pasagjerët deri në 12 (dymbëdhjetë) vjeç, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga 500 lekë deri në dy mijë lekë, dhe jo me gjobë nga një mijë deri në një katër mijë lekë. Kur shkelja i takon një fëmije në moshë jomadhore, përgjegjësia bie mbi drejtuesin e mjetit ose, kur ndodhet në çastin e kryerjes së shkeljes, mbi atë që është ngarkuar me mbikëqyrjen e kësaj fëmije.
Cilido, që drejton makinën me syze të errëta ose kapet duke folur me telefon ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga 500 lekë deri në dy mijë lekë, dhe jo më nga një mijë në katër mijë.
Cilido, që drejton mjetin pas përdorimit të pijeve alkoolike, në rastet kur nuk përbën vepër penale, dënohet me gjobë nga pesë mijë e deri në njëzet mijë lekë, dhe jo nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë siç ishte parashikuar. Pas verifikimit të shkeljes zbatohet masa administrative plotësuese me pezullim të lejedrejtimit për 6 muaj deri në 12 muaj, ose 1 deri në 2 vjet, kur subjekti e përsërit shkeljen brenda një viti.
Ndaj përdoruesve të lëndëve narkotike droguese ose psikotrope zbatohen të njëjtat masa ndëshkimore si ndaj atyre që kanë konsumuar alkool.
Cilido, që nuk sillet në mënyrën e treguar nga sinjalizimi rrugor ose sipas normave përkatëse të akteve në zbatim, si dhe sipas orientimit të policit të trafikut, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë, dhe jo nga dy mijë deri në tetë mirë si në draftin e qeverisë.
Cilido që drejton autovetura që transportojnë një numër pasagjerësh më të madh nga ai i treguar në lejeqarkullimin, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë, dhe jo me gjobë nga katër mijë deri në gjashtëmbëdhjetë mijë lekë.
Cilido, që drejton mjete ose trolejbusë të destinuar për transportin e njerëz
