Pranga 25-vjeçarit, u kap me marijuanë
Një 25-vjeçar është vënë vënë në pranga për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Policia e Lezhës njoftoi se ka arrestuar 25-vjeçarin Kastriot Malshi, teksa transportonte në mjetin e tij një sasi prej 2 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë.
Malshi është ndaluar në rrugën Skuraj-Superstradë mbrëmjen e së enjtes.
Materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.