E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi i qeverisë, ndryshojnë kategoritë për pagat e administratës

Procedura e re për shpërndarjen e pagave sipas profesioneve për të gjitha kategoritë. Ministritë do të deklarojnë emrat e atyre që përfitojnë më tepër sa është parashikuar

Laureta Rryçi

Përcaktohen kategori të reja për pagat e administratës shtetërore. Gazeta “Albania” zbardh në numrin e sotëm tabelat për secilën kategori, që janë përfshirë në udhëzimin më të ri të qeverisë. Sipas këtij vendimi, jo vetëm kanë ndryshuar kategoritë, por edhe pagesat në varësi të institucioneve. Udhëzimi ka përcaktuar procedurë të re për shpërndarjen e pagave në varësi të profesioneve dhe shpërblimet që do të ketë për secilin.
Klasat
Klasat dhe nivelet e pagave të punonjësve në disa institucione buxhetore, të cilët nuk trajtohen në pagë me strukturën e pagave të nëpunësve të shërbimit civil, caktohen sipas tabelës numër 1
Për punonjësit efektivë, pedagogjiko-shkencorë e kërkimorë në universitete dhe shkolla të tjera të larta, në Akademinë e Shkencave, në Akademinë e Mbrojtjes, si dhe në qendrat spitalore universitare, paga mujore bazë do të jetë për Profesor grupi A4, për Profesor i asociuar A5, për Lektor dhe punonjës kërkimor do të jetë grupi B1. Kur këta punonjës caktohen në funksione drejtuese, përveç pagës përkatëse marrin edhe shtesën në përqindje mbi këtë pagë.
Procedura
Për një periudhë kalimtare, deri në zbatimin e plotë të pagave, sipas klasave dhe shtesave për pagesën e një pjese të punonjësve të institucioneve buxhetore do të ndiqet një procedurë e re. Të gjithë punonjësit që trajtohen në këtë vendim, të cilët deri sot janë në marrëdhënie pune në të njëjtin pozicion dhe janë paguar me një klasë më të lartë ose kanë përfituar një pagë bruto më të lartë sesa parashikohet në këtë vendim, do të paguhen sipas tabelave të mëposhtme dhe do të kompensohen me një shtesë page në atë masë që paga bruto e tyre të mos ulet në krahasim me nivelin e pagës së para datës 1 korrik 2008. Të gjithë punonjësit që trajtohen me këtë vendim, që kanë përfituar deri para datës 1 korrik 2008 shtesa mbi pagë, të cilat nuk janë parashikuar në këtë vendim do të vazhdojnë ta përfitojnë shtesën e pagës deri në atë nivel ku paga e re dhe shtesat mbi pagë të barazohen me pagën bruto të para datës 1 korrik 2008. Të gjitha shtesat mbi pagë që janë zbatuar deri sot do të rishikohen në sajë të vendimit të posaçëm deri më 31 dhjetor të po këtij viti. Sakaq ministrive u është lënë një detyrë që të raportojnë te Ministria e Financave emrat e të gjithë punonjësve që përfitojnë një pagë më të lartë se sa është parashikuar në këtë vendim të ri të qeverisë.

Tab

Nivelet e pagës bazë për klasë në Kryeministri, Aparatet e ministrive të linjës, administratës së Presidentit, Kuvendit, institucioneve të tjera qendrore, prefektura dhe Shërbimi Gjeologjik Shqiptar

Klasa Paga bazë mujore
I 17000
II 18500
III 19300
IV 19900
V 20500
VI 21600
VII 25000
VIII 28000
IX 31000
X 36000

Tab

Renditja e pozicioneve të punës në çdo klasë në Kryeministri, aparatet e ministrive të linjës, administratën e Presidentit, Kuvendit institucioneve të tjera qendrore, prefektura dhe Shërbimi Gjeologjik Shqiptar

Emërtimi i punonjësit Niveli i pagës Shtesa
Drejtor Drejtorie X 6
Shef sektori, kryetar dege IX 5
Përgjegjës zyre IX 3
Specialist i parë VIII
Inspektor i parë
Sekretar i titullarëve të tjerë
Përkthyes
Specialist i dytë VII
Inspektor i Dytë
Arkivist, protokollist
Kryellogaritar
Laborant në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Pagat referuese para datës 1.1.1994 për të gjitha profesionet

Tabela nr.1

Lloji i punës Paga mujore në lekë

Aparati i Këshillit të Ministrave
1.Kryetari i Këshillit të Ministrave 8,220
2.Zv.Kryetari i Këshillit të Ministrave 7,946
3.Kryetare e institucioneve në varësi të 5,480
Këshillit të Ministrave
4.Specialistë të lartë në Këshillin e Ministrave 4,932
5.Specialistë të mesëm 4,110
6.Punonjës të tjerë 3,562
7.Sipas kësaj tabele trajtohen edhe punonjësit 0
të aparatit të ish-Komitetit Qendror të PPSH
Në Ministri dhe institucione të tjera qendrore
1.Ministër, kryetar i Akademisë së Shkencave 7,672
2.Kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokurori i 7,124
Përgjithshëm, kryetar Hetuesie
3.Zv.ministër,zv.kryetarë të institucioneve 6,302
dhe drejtorë të drejtorive
4.Drejtorë drejtorie në ministri dhe 5,754
institucione qendrore
5.Shefa sektori në institucione qendrore 5,754
6.Specialistë të lartë 4,384
7.Specialistë të mesëm në ministri 4,000
8.Punëtorë të kualifikuar 3,288
9.Punëtor të thjeshtë 2,740
10.Sipas kësaj tabele trajtohen edhe
punonjësit e aparatit të këshillave qendrore të organizatave të masave
11.Sipas kësaj tabele trajtohen edhe punonjësit
e Akademisë së Shkencave, punonjësit e aparatit të institucioneve të tjera qendrore të njehsuara
Në administratën lokale
1.Kryetar i komitetit ekzekutiv 5,343
2.Nënkryetar, sekretar 5,042
3.Shef seksioni 4,713
4.Kryespecialist e përgjegjës zyre 4,384
5.Specialist i lartë 4,384
6.Specialist i mesëm 3,863
7.Specialistë të tjerë 2,740
8.Kryetar i këshillit të fshatit të bashkuar 4,658
9.Sekretar i këshillit të fshatit të bashkuar 3,836
10.Specialistë me arsim të lartë në këshilla 4,110
11.Specialistë të mesëm 3,672
12.Sipas kësaj tabele trajtohen edhe
punonjësit e aparatit të komiteteve të
partisë dhe këshillave lokalë të organizatave
të masave
13.Të tjerë 2,740

Tabela nr.2
Lloji i punës Paga mujore në lekë
Administrata e ndërmarrjeve
1.Drejtor 4,932
2.Krye ing.Kryeagronom,Kryegjeolog, 4,713
etj të kësaj kategorie
3.Zv.Drejtor 4,357
4.Kryetar Dege, shef dhe përgjegjës 4,220
repartesh
5.Specialistë të lartë 4,192
6.Specialistë të mesëm 3,288
7.Të tjerë 2,740
Institucione të tjera lokale
1.Drejtor, Kryetar gjykate,hetuesie,prokurorie 4,384
2.Zëvëndësa të posteve të pikës 1 4,165
3.Specialistë të lartë 4,110
4.Specialistë të mesëm 3,507
5.Të tjerë 2,740

Tabela nr.3
Përshkrimi i punës Paga referuese mujore
për punëtorët
1.Qymyrguri,bitumi
Nëntokë 4,302
Sipërfaqe 3,491
2.Miniera të tjera
Nëntokë 3,891
Sipërfaqe 3,293
3.Fabrika të përp.të mineraleve 3,293
4.Nafta 3,348
5.Gjeologjia
Nëntokë 3,420
Sipërfaqe 3,348
6.Metalurgjia me ngjyrë 3,304
7.Metalurgjia e zezë 3,392
8.Kimia 3,304
9.Qelqi 3,348
10.Sharrat 3,277
11.Material ndërtimi,tulla çimento 3,107
12.Mekanike elektrike 2,795
13.Druri,letra 2,795
14.Lëkurë-Goma 3,222
15.Tekstil-Trikotazh 2,965
16.Ushqimore 2,707
17.Këpucë-Konfeksione 2,795
18.Duhani 2,893
19.Peshkimi 4,110
20.Bujqësi,pyjet 2,833
21.Blegtori 2,899
22.Tipografia 3,063
23.Tregti-Grumbullim 2,740
24.Ushqim social 2,466
25.Ndërtimi 3,063
26.Mekanizmat e rënda 4,110
27.Shoferë transporti 3,233
28.Punëtorë porti 3,420
29.Postë telekomunikacion 2,921
30.Mirëmbajtje rruge 2,904
31.Transporti hekurudhor 3,562
32.Komunale 2,965
33.Punëtorë të tjerë 2,685

5 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›