Skela: “Defekti ynë, shpërqendrimi”
Energi Kotbusi i Ervin Skelës humbi në shtëpi 0-2 me Shalke 04, një ndeshje ku skuadra e shqiptarit, edhe pse në avantazh numerik lojtarësh, e humbi takimin. Revista “Kicker”, në edicionin e saj në internet zhvilloi edhe një intervistë me fantazistin shqiptar. Ervin Skela pohon se skuadra e tij sërish do t’u rikthehet rezultateve pozitive. “Do të vijë sërish edhe fitorja”. Duket logjike. Por, “me një ekip më të fortë”, -shton shqiptari. “Në ekip ka jetë. Në jemi ende një skuadër, duan apo nuk duan të tjerët”
Njëmbëdhjetë “Kotbuser” humbasin kundër dhjetë “Shalker”. Zoti Skela, a është kjo humbje veçanërisht e hidhur?
Po, është e pabesueshme, thjesht e pakuptueshme dhe shumë nervozuese. Në luftojmë dhe vrapojmë, por sërish humbasin përmes situatave standarde. Kjo po ndodh pak si shumë në këtë sezon.
Ka shumë spekulime se ekipi juaj nuk është si duhet plotësisht gati në anën fizike?
Nuk ka të bëjë aspak me lodhjen, ne i kemi përballuar mirë ndeshjet. Është më shumë një çështje përqendrimi. Duken qartë goditjet standarde. Nëse nuk do të shpërqendroheshim, do të mbeteshim në fund të takimit duarbosh.
Lorik Cana: “Jemi të qetë, synojmë goleadë”
Pas rezultateve të dobëta, të shtunën e kaluar Olimpiku i Marsejës, me fitoren 3-1 kundër Sënt Etienit, dha një sinjal të qartë rilindje përpara një ndeshjeje ndërkombëtare shumë të rëndësishme. Marseja e kapitenit shqiptar Lorik Cana tashmë është e qetë psikologjikisht të përgatisë ndeshjen e radhës në Ligën e Kampioneve kundër holandezëve të PSV Eindhoven, nga rezultati i së cilës do të vendoset edhe fati i mëtejshëm i të vetmit klub francez që ka fituar trofeun më të rëndësishëm europian për klubet. "Mund të jemi të kënaqur". Trajneri i Olimpikut të Marsejës, belgu Erik Gerets, nuk e fshehu lumturinë e tij pas fitores 3-1 kundër Sënt Etienit në kampionatin francez. "U rinisëm", - shkruante me të madhe faqja zyrtare e klubit. Loriku luajti gjatë gjithë 90 minutave, teksa golat për Marsejën u shënuan nga Shejru, Ben Arfa (me penallti) e Taivo.
I mundur 2-0 në Eindhoven, marsejezët dëshirojnë të fitojnë me një diferencë më të madhe golash të martën në mbrëmje në “Velodrome”. “Numri i golave do të jetë shumë i rëndësishëm. Në mënyrë absolute duhen të paktën tre gola. Por në fillim le të guxojmë të fitojmë dhe të mos mendojmë më për ndeshjen katastrofike të vajtjes, që më la një shije shumë të pakëndshme, ashtu si dhe lojtarëve të mi. Duhet në fillim të mos pësojmë gola e të përpiqemi të shënojmë të paktën një”, - tha trajneri i Marsejës, Erik Gerets. Lorik Cana, duke folur edhe një herë për çështjen “Ben Harfa”, tha se talenti 20-vjeçar bëri një paraqitje të mirë kundër Sënt Etienit. “Sa herë që ai preku topin krijoi tension te kundërshtari. Kaloi thuajse çdo herë nga dy lojtarë, prapa ishte shumë e lehtë për ne. Unë mendoj se kjo ishte përgjigjja më e mirë që ai mund të jepte, pavarësisht se publiku nuk e ka falur plotësisht. Nëse ai vazhdon në këtë rrugë dhe me këtë frymë ai do t’ia dalë patjetër”, - tha Cana për televizionin e Olimpikut të Marsejës.
Beqaj e bën Anorthosin ekipin e 15-të në Europë
Anorthosis i Arjan Beqajt do të përballet sot sërish me Interin në Ligën e Kampioneve, e portieri i Kombëtares shqiptare sërish do të synojë të mos pësojë gol nga Zlatan Ibraimoviç në përballjen e tretë me suedezin, duke përfshirë edhe ndeshjen me Shqipërisë me Suedinë në Tiranë. Pas humbjes 1-0 me Interin në “San Siro” (gol i Adrianos), skuadra qipriote do të përballet në Qipro sërish me zikaltërit. Anorthosis në 3 takimet e para në Ligën e Kampioneve ka arritur të grumbullojë 4 pikë: 1 fitore, 1 barazim e 1 humbje. Ekipi i Beqajt është renditur midis 20 ekipeve më të mira të Europës që marrin pjesë në Ligën e Kampioneve. Renditja është publikuar nga televizioni “Eurosport”. “Zonja”, siç thirret Anorthosis në Qipro ndodhet saktësisht në vendin e 15-të, me 15.33 pikë. Në vend të parë është Barcelona, me 26.88 pikë, e ndjekur nga Liverpuli, me 24.67 pikë e Çelsi me 23.17 pikë. Pa dyshim që përformanca e portierit të Kombëtares shqiptare ka ndikuar jo pak.
4 Nentor 2008