Shtesat mbi pagë në varësi të profesioneve
Shpërblimet që do të marrin mjekët për komisionet dhe mësuesit për orët shtesë. Zbardhen përqindjet që do të përfitohen në varësi të vështirësive të punës
Laureta Rryçi
Vendimi i ri i qeverisë ka përcaktuar edhe kategoritë që do të përfitojnë shtesë mbi pagë. Sipas këtij vendimi, kur punonjësit i takon të marrë dy apo më shumë shtesa për vështirësi e dëmshmëri, ai do të marrë nga një vështirësi për çdo shkallë. Punonjësit e arsimit, që i kanë përfituar këto shtesa deri më 1 maj të 1999-s, do t’i vazhdojnë t’i përfitojnë ato derisa të qëndrojnë në atë vend pune. Punonjësit që fillojnë për herë të parë nuk i përfitojnë këto shtesa. Nëpunësve, pagat e të cilëve do të caktohen sipas tabelës 1 dhe 2, pas çdo viti pune do t’u jepet shtesë për vjetërsi në punë, 1 për qind mbi pagën bazë për klasë, por jo më shumë se 25 për qind. Për llogaritjen e kësaj shtese do të njihet vjetërsia e përgjithshme e punës. Departamenti i Administratës Publike, në bashkëpunim me titullarët e ministrive dhe të institucioneve të tjera qendrore, në bazë të klasave, të përcaktuara në tabelën numër 2, caktojnë emërtimet e pozicioneve sipas klasave dhe shtesën për funksione drejtuese sipas grupeve për punonjësit e institucioneve të sistemit të tyre. Në rastet kur paga për një pozicion të caktuar mund të jetë nga një klasë më e ulët deri në një klasë më të lartë, titullarët e ministrive do të caktojnë pagën bazë për klasë, për pozicionetemërtesën përkatëse.
Shëndetësia
Mjekët që janë anëtarë të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë në Punë (KMCAP) do të marrin shpërblim në përqindje të pagës bazë mujore të mjekut në masa të ndryshme. Për KMCAP-në eprore dhe KMCAP-në në rrethet e grupit të parë: kryetari 36.5 për qind, ndërsa anëtarët 31 për qind. Për KMCAP-në në rrethet e tjera: për kryetarin 31 për qind, ndërsa për anëtarët 26 për qind. Mjekët që janë anëtarë të komisioneve mjeko-ligjore do të marrin shpërblim në përqindje: për komisionet mjeko-ligjore nëpër rrethet e grupit të parë kryetari 17 për qind dhe anëtarët 15 për qind. Punonjësve të sistemit shëndetësor, të cilët nuk trajtohen me pagë me vendimet e pagave të punonjësve me arsim të lartë, dhe punonjësve të infermieristikës, të sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë për kryerjen e shërbimit të rojës dhe urgjencës, për kohën që qëndrojnë në gatishmëri u jepet shpërblim prej 15 për qind të pagës bazë mujore.
Arsimi
Pedagogët që do të japin orë mësimi mbi normën mësimore vjetore dhe që kanë titullin “Profesor” dhe “Profesor i asociuar” do të paguhen me 1 mijë lekë për orë 60-minutëshe. Ata që mbajnë gradën shkencore “Lektor” do të paguhen me 800 lekë për çdo orë 60-minutëshe. Ndërsa ata që mbajnë titullin “Pedagog” dhe “Asistent” do të paguhen me 5 mijë lekë për çdo orë 60-minutëshe. Orët shtesë në gjimnaze do të paguhen me 300 lekë të reja ndërsa orët shtesë në 9-vjeçare do të paguhen me 250 lekë të reja.
Për punonjësit në funksione drejtuese jepet shtesë mbi pagë për klasë, në përqindje si më poshtë:
Grupi i parë deri në 5 për qind
Grupi i dytë 5 deri në 10 për qind
Grupi i tretë 10 deri në 15 për qind
Grupi i katërt 15 deri në 20 për qind
Grupi i pestë 20 deri në 30 për qind
Grupi i gjashtë 30 deri në 40 për qind
Për punë të vështira të dëmshme për shëndetin, mbi pagën bazë të klasës VI shtesa mbi pagë do të jetë si më poshtë:
Në shkallën e parë deri në 5 për qind
Në shkallën e dytë 10 deri në 15 për qind
Në shkallën e tretë 15 deri në 20 për qind
Në shkallën e katërt 20 deri në 25 për qind
Nivelet e pagës bazë për klasë në institucionet e tjera
Klasa Paga bazë mujore
I 17000
II 18500
III 19300
IV 19900
V 20500
VI 21200
VII 21850
VIII 22430
IX 23000
X 24500
XI 26200
XII 27100
XIII 28500
XIV 34000
Renditja e funksioneve me paga fikse
A1 Kryetar i Akademisë së Shkencave 162.850
A2 Zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave 129.000
Sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave
A3 Akademik 117.000
A4 Profesor 103.500
Këshilltar i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura
A5 Profesor i asociuar 89.250
Këshilltar i Kryetarit të Gjykatës së Lartë 89250
Këshilltar i Prokurorit të Përgjithshëm 89250
B1 Lektor 77.000
Punonjës kërkimor 77.000
B2 74.000
B3 Pedagog 66.500
Kërkues
Rektor (pa titull)
B4 Asistent në shkollat e larta 58500
B5 Përgjegjës zyre në Prokurorinë e Përgjithshme 48300
Inspektor Kontrolli në Prokurorinë e Përgjithshme
Përkthyes në Prokurorinë e Përgjithshme
C1 43.300
C2 Informaticien në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe në ato të Apelit 39.000
C3 Sekretar i Kancelarit të Gjykatës së Lartë 33.700
5 Nentor 2008