Kodi i ri Zgjedhorë futet në rendin e ditës për miratim
Parlamenti do të votojë nesër Kodin e Ri Elektoral, pavarësisht grevës së 10 deputetëve që vazhdon prej disa ditësh. Lajmi është konfimuar nga kryetarët e dy grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.
TIRANE- Anëtarët e grupit parlamentarë të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste kanë rënë dakort që ditën e nesërme në seancës e radhës të votohet Kodi i ri Zgjedhorë, i cili u ligjërua të premten. Burime zyrtare konfirmuan se u ra dakort që të votohej nesër edhe pse në sallë ndodhen të ngujuar prej disa ditësh 10 deputetë të partive të vogla, të cilët janë në kundërshtim të plotë më Kodin.
Kodi i ri Zgjedhorë është futur në rendin e punimeve të ditës së hënë, gjithashtu nga rendi janë shtyrë për të diskutim ditën e enjte e javës së ardhshme projekt buxheti i vitit 2009.
Dita e hënë pritet të jetë një ditë me debate të ngjeshura politike, gjithashtu bëhet e ditur se gjatë paradites do të zhvillohet edhe mbledhja e konferencës së kryetarëve. Për të miratuar këtë Kod të ri Zgjedhorë, nevojiten 2/3 e votave të deputetëve, ose gjithsej 95 vota.
(a.r/news24/balkanweb)