Kodi ka mangësi të dukshme, të diskutohet gjerësisht
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Dokumenti është normalisht ende në proces pune dhe duhet të diskutohet pasi nuk ka përfunduar. Përsa i përket komisionerëve, OSBE-ja ka kërkuar reuktimin e komisionerëve të zgjedhjeve edhe kur ishte në fuqi sistemi 4-4-1 sepse ishte një numër shumë i lartë. Por edhe tani në sistemi 3-3-1 të komisionerëve mund të përfshihen 6 parti dhe jo vetëm dy”
Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Robert Bosch ka kritikuar Kodin e ri Zgjedhor duke e konsideruar atë si me mangësi të dukshme. Ai ka theksuar se një ndër rekomandiemet e OSBE-së që në vitin 2005 ka qenë që ai të ishte gjithpërfshirës dhe të mos diskriminonte asnjë parti ndërkohë që drafti aktual lë hapësira për diskutime. Kreu i OSBE-së në vendin tonë ka kritikuar dhe detajet e këtij kodi që kanë të bëjnë me trasportimin e kutive të votimit apo mënyrën se si do të monitorohet procesi i votimit. Ndërkohë që në një deklaratë të dytë OSBE zbut kritikat për Kodin e ri Zgjedhor duke e konsideruar si të arritur punën e bërë për Kodin Zgjedhor edhe pse nuk përjashton nevojën për diskutim. “Prezenca e OSBE-së përsërit sërish se është e mendimit se drafti i Kodit Zgjedhor, i cili është përgatitur nga vetë shqiptarët, është një arritje, por se ai ka ende nevojë për t u akorduar më mirë. Për këtë arsye, ai duhet të diskutohet në forumin e duhur nga partitë, por pa presion nga ndonjë grupim. Prezenca e OSBE-së thekson sërish se Kodi, si në çdo demokraci, do të jetë vendim i Parlamentit shqiptar”, - theksohet në deklaratë.
Deklarata
Për herë të parë ambasadori i OSBE–së në Tiranë, Robert Bosch është shprehur me detaje për Kodin e ri Zgjedhor. Ai ka thënë se ligji i ri i zgjedhjeve ka disa mangësi. “Është shumë e qartë se ne OSBE dhe ODIHR kemi bërë rekomandime për zgjedhjet e vitit 2005 dhe një prej atyre rekomandime ishte që duhej një administrim gjithëpërfshirës dhe pluralist i zgjedhjeve, dhe se partitë duhet të ishin në gjendje të konkuronin me njëra tjetrën në kushte të barabarta dhe se çdo formë diskriminimi partiak duhet të eleminohet nga çdo kod zgjedhor. Prandaj unë shpresoj që drafti i kodit zgjedhor të diskutohet gjerësisht në komisionin e ligjeve dhe më pas në Kuvend në seancë plenare , - ka deklaruar ai. Ambasadori i OSBE-së ka pohuar gjithashtu se shpreson që të mos krijohen konflikte pasi drafti aktual nuk është i përkryer. Sipas tij ka shumë gjëra aty që duhet të diskutohen. “Dokumenti është normalisht ende në proces pune dhe duhet të diskutohet pasi nuk ka përfunduar. Përsa i përket komisionerëve, OSBE-ja ka kërkuar reuktimin e komisionerëve të zgjedhjeve edhe kur ishte në fuqi sistemi 4-4-1 sepse ishte një numër shumë i lartë. Por edhe tani në sistemi 3-3-1 të komisionerëve mund të përfshihen 6 parti dhe jo vetëm dy”, - tha ai duke kritikuar në këtë mënyrë variantin PD-PS. Sipas Bosch jo çdo gjë që del nga Komisioni i Reformës Zgjedhore është përfundimtare duke shtuar se duhet diskutim, pasi në kodin zgjedhor ka edhe disa pika që nuk janë korrekte si përshembull puna e transportit të fletëve të votimit. Bosch sqaron se në kod thuhet që transporti duhet të bëhet ne vendet e numërimit vetëm nga policia por kjo është e pamundur sepse nuk ka numër të mjaftueshmë policësh që duhen për këtë punë. “Prandaj duhet të angazhohet edhe policia kufitare dhe ndoshta edhe ushtria. Janë gjëra të vogla por ama që duhet të diskutohen. Për shembul është edhe çështja e vendosjes së kamerave sipër tavolinave të numërimit të votave. Kemi diskutuar që duhen rreth 1200 kamera. Por puna është se kush do të paguajë për këto kamera, duhet diskutuar nga do të vijnë këto para. pra flasim për gjëra praktike duhet folur nga do vijnë paratë”, - sqaron ai problemet e draftit të ri që pritet të kalojë në Kuvend. Përfaqësuesi i OSBE-së në vendin tonë shtoi se me kodin e ri zgjedhor është bërë punë e mirë deri tani, të paktën kemi një kod të ri zgjedhor, por ai është vetëm një draft dhe drafti ka shumë nevojë për diskutim. “Drafti u përgatit ngë një grup ekspertësh dhe u miratua nga Komisioni i Reformës Zgjedhore dhe tani ka nevojë për dikutim. Kodi nuk është një çështje e vetëm dy partive politike por i të gjithë partive, të cilat duhet të flasin hapur dhe duhet të ketë një bashkëpunim të gjerë, nuk duhet të flasin vetëm dy parti. Është një hap i madh që këto dy parti u ulën për të folur, por kodi duhet të përfshijë të gjithë politikën”, - përfundoi Bosch.
Ky lajm është publikuar: 18/11/2008