E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri: Grevë urie për zgjedhjet e reja

Autori i Lajmit: red.
Mediat e huaja kanë komentuar grevën e urisë së deputetëve shqiptarë. “ Grevë urie për zgjedhjet e reja”, kështu e ka titulluar shkrimin e saj gazeta e mirënjohur austriake “Die Presse” lidhur me greven e urisë së 10 deputetëve në Shqipëri. "Vota është e shenjtë", qëndron me germa të mëdha në mes të sallës së Parlamentit. Përpara kanë zënë vend 10 deputetë duke protestuar me grevë urie, që cdo vote të qëndrojë vërtetë e shenjtë. Grevistët, përfaqësuesit e partive të vogla të vendit Jug-Lindor të Europës pretendojnë që me hyrjen në fuqi të ligjit të ri zgjedhor i hapin cdo derë dhe cdo portë mashtrimit zgjedhor”, citon e përditshmja austriake. Më tej gazeta vazhdon shkrimin duke iu referuar njërit prej deputetëve grevistë. “Një prej deputetëve grevistë është Ilir Meta, dikur Ministër i Jashtëm dhe Kryeministër. Ata po përpiqen të shkëpusin nga jeta politike partinë Lëvizjen Socilaiste për Integrim dhe partitë e tjera të vogla. Ky është një dëmtim i principeve të zgjedheve të lira shprehet 39 vjecari Kryetari i një partie të vogël, majtë, në një bisedë telefonike me gazetarin e "Die Presse". Nderkaq edhe gazeta italiane “Ora Italia” ka komentuar ne faqen e parë të saj një prej ngjarjeve që sipas saj është më e bujshmja në Ballkan, greva e deputetëve. Sipas “Ora Italia” partitë e vogla janë hedhur kundër Berishës, pasi sipas tyre ai kërkon t i lërë jashtë parlamentit.

Ky lajm është publikuar: 18/11/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›