E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi lejon zonat e lira, po jo lista të përbashkëta



Kodi i ri Zgjedhor lejon që përfaqësues të një partie të vogël të përfaqësohen në listë me siglën e partisë së madhe. Por sistemi i ri zgjedhor nuk u jep dy forcave kryesore luksin për të liruar vende në listat e tyre. Gara për zgjedhjet e 28 qershorit deri tani pritet të zhvillohet mes katër koalicioneve. PD-ja dhe PS-ja ende nuk kanë përcaktuar emrat e grupimeve të tyre. LSI-ja del si "E Majta për Integrim". Në krahun tjetër disa parti të djathta, të larguara nga koalicioni qeverisës, do të përfaqësohen me koalicioni "Poli i Lirisë". PBDNJ-ja për herë të parë do të rreshtohet në një koalicion paraprak zgjedhor, por ende nuk ka zbardhur aleancën e saj majtas apo djathtas.

PLL-ja synon një deputet në qarkun e Elbasanit

Legalistët synojnë të marrin një mandat deputeti në qarkun e Elbasanit, gjatë zgjedhjeve të 28 qershorit. Kryetari i PLL-së, Ekrem Spahia, gjatë një takimi me strukturat drejtuese të kësaj partie në rrethin e Librazhdit, në qarkun e Elbasanit, bëri të qartë dje se në këtë qark paraqiten mundësi reale për sigurimin e një mandati parlamentar në emër të PLL-së në zgjedhjet e 28 qershorit. Spahiu deklaroi: ''Për vetë përkrahjen që gëzon Legaliteti dhe veçoritë e Kodit Zgjedhor, ku nga qarku i Elbasanit do të dalin 14 deputetë, në këtë qark paraqiten mundësi reale për sigurimin e një mandati parlamentar në emër të PLL-së në zgjedhjet parlamentare''. Duke folur për bashkëpunimin e mirë që ekziston ndërmjet PLL-së dhe PD-së, Spahia theksoi domosdoshmërinë e vazhdimit të mandatit qeverisës të kësaj mazhorance, sepse, sipas tij: ''Kjo është mazhoranca më e suksesshme në realizimin e reformave dhe përmbushjen e premtimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›