E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një grua për drejtimin e PD-së së Kavajës



Janë burrat e bazës së PD-së së Kavajës që e kanë propozuar Zihnie Cerloin, drejtore e shkollës 9-vjeçare “Mehmet Babamusta”, për kreun e ri të degës, një sinjal ky që në listën e re të drejtuesve të PD-së do të ketë dhe shumë femra politikane. Znj. Cerloi është anëtare e PD-së që nga viti 1991, kur nisën ndryshimet demokratike në Shqipëri, ndërsa që prej 8 vjetësh ajo është një nga 23 anëtarët e kryesisë së degës lokale të PD-së në Kavajë, ku aktualisht ka 5 anëtare gra dhe vajza. Për Znj. Zihnie detyra e parë me të cilën do të përballet pas kandidimit për kreun e PD-së në Kavajë, është fushata zgjedhore e cila ndoshta nën drejtimin e një gruaje do të tingëllojë ndryshe, por që kërkon kontributin e të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së dhe mbi të gjitha, kërkon kontributin e “pishtarëve të demokracisë”, njerëzve që u përballën me makinën e egër të diktaturës dhe e mposhtën atë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›