E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajerni: Lorik Cana ne vend te Van Bomelit

Lorik Cana shihet nga Bayerni i Mynihut si zevendesues ideal i holandezit, Van Bomel. Klubi gjerman po punon ne dy pista dhe ne rast se nuk do te arrije akordin me Canen, synon te afroje ne merkaton e dimrit, lojtarin e kombetares se Ukraines, Anatoli Timoshuk. Van Bomel mund te largohet ne Janar te Shalke 04', ose te Vilareali. Ish lojtari i PSV-se deshiron te largohet patjeter ne dimer nga klubi gjerman. Ne te njejten kohe, Bajerni po sheh per zevendesuesin, qe t'i pershtatet ne mesfushe lojes se francezit, Riberi. Cana ka kohe qe luan ne kampionatin francez dhe shihet si mundesia me e mire. Aktualisht Jurgen Klinsman dhe drejtuesit bavareze po shohinnga shqiptari i Olimpikut te Marsejes, Lorik Cana. Futbollisti i ekipit tone kombetar, njekohesisht kapiten i Marsejes, ka shprehur me kohe deshiren per t'u larguar ne dimer, ne nje ekip tjeter me te forte. Jane disa klube te medha qe synojne kartonin e futbollistit shqiptar. Nderkohe, ne ndeshjen e fundit, Cana ishte titullar dhe Olimpik Marseja u mund ne "Voledrom", nga Lorient, 3-2.

15 milione

Euro eshte gati te paguaje Bajern Mynih per te pasur sherbimin e nje lojtarit te forte ne mesfushe, i cili ne rastin konkret eshte Lorik Cana. Marseja refuzoi oferten e Evertonit, prej 11 milione eurove, pak kohe me pare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›