Kodi, ringrihet Komisioni i Reformës Zgjedhore
13/12/2008 Konferenca e Kryetarëve vendos që dekreti i Presidentit të shqyrtohet sipas Rregullores
Socialistët gjykojnë se kjo situatë serviret nga PD-ja për të kaluar ligjin për Prokurorinë
Dekreti i Presidentit për Kodin do të shqyrtohet në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Një vendim i tillë u mor dje në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila vendosi ringritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, me qëllim shqyrtimin e dekretit të kreut të shtetit për Kodin Elektoral. Po nëse PD-ja shprehet deri diku e gatshme për të diskutuar në këtë komision dhe çështje të tjera veç dekretit, PS-ja përjashton në mënyrë kategorike një mundësi të tillë. Madje, ligjvënësit socialistë e vlerësojnë shtyrjen e deritanishme të diskutimit të dekretit si një tentativë e PD-së për të bërë të mundur kalimin në Kuvend të ligjit për Prokurorinë përpara miratimit të Kodit Zgjedhor.
Vendimi
Kryetari i grupit kuvendor të PD-së Astrit Patozi bashkë me kryetaren e ligjvënësve socialistë Valinta Leskaj, pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve bënë me dije lidhur me vendimin e marrë gjatë saj. Sipas tyre, kjo mbledhje vendosi që ditën e hënë të ngrihet komisioni ad hock për të shqyrtuar dekretin e Presidentit të Republikës dhe për të marrë një vendim lidhur me këtë çështje. Kryetari i grupit kuvendor demokrat Patozi dha garancinë se “komisioni i ringritur i Reformës Zgjedhore do ta trajtojë me shumë seriozitet dhe me shumë përgjegjësi dekretin e Presidentit të Republikës, në mënyrë që ne ta kemi sa më shpejt në seancë plenare”. Njëkohësisht, referuar arsyeve që çuan në një vendim të tillë, Patozi sqaroi: “Ne e morëm këtë vendim në respekt të Rregullores së Parlamentit, e cila kërkon që dekretet e kthyera nga Presidenti të shqyrtohen nga i njëjti komision që i ka trajtuar ato paraprakisht. Pra, ishim të detyruar të ringrinim Komisionin e Reformës Zgjedhore, i cili brenda një afati sa më të shkurtër do të marrë në shqyrtim dekretin në fjalë”. Ndërsa lidhur me kohëzgjatjen e një komisioni të tillë kryetarja e grupit parlamentar të PS-së Leskaj vlerësoi se “Rregullorja jep afatin fundor që ka të bëjë me tetë javë. Por kjo nuk do të thotë që komisioni të jetë për kaq kohë. Do ta vendosë seanca për ushtrimin e funksionimit të këtij komisioni. Por, natyrisht, është vetëm një çështje që do të shqyrtohet dhe nuk besoj se ka nevojë për tetë jave.”
Qëndrimi
Kryetarja e grupit kuvendor socialist Valentina Leskaj përjashtoi në mënyrë kategorike zhvillimin e negociatave për çështje të tjera mes forcave politike veç dekretit të Presidentit. “Absolutisht nuk ka negociata të tjera për sa kohë që dekreti i Presidentit bën fjalë vetëm për një çështje dhe komisioni do të shqyrtojë këtë dekret. Pra, vendimi i konferencës është që komisioni ngrihet për të shqyrtuar dekretin e Presidentit. Dekreti i Presidentit ka të bëjë vetëm me një çështje”, - u shpreh Leskaj gjatë fjalës së saj lidhur me këtë çështje. Ndërkohë që për kreun e ligjvënësve demokratë një çështje e tillë nuk ka të bëjë fare me vendimin e Konferencës së Kryetarëve. Për Patozin është një problem që është në vullnetin e lirë të forcave politike që do të përfshihen në ritrajtimin e Kodit Elektoral. Në këtë mënyrë, mes PS-së dhe LSI-së nuk pritet një konsensus sa u takon mosmarrëveshjeve për Kodin e ri Zgjedhor. Kështu, ligjvënësit socialistë vijojnë të mbështesin të njëjtin qëndrim mbi dekretin e Presidentit për Kodin, qëndrim sipas të cilit kërkesa e kreut të shtetit do të mund të zgjidhej thjesht përmes një dispozite kalimtare.
Presidenti Bamir Topi e ktheu ligjin elektoral për rishyqrtim në Kuvend për shkak se disa pika të tij nuk sqaronin përcaktimin e datës së zgjedhjeve.
Shqyrtimi i dekretit
LSI vlerëson rikthimin e Kodit në komision
Lëvizja Socialiste për Integrim mirëpriti dje vendimin e Konferencës së Kryetarëve për rigritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Deputeti i kësaj partie Dritan Prifti gjatë një konference për shtyp u shpreh se “na vjen shumë mirë që ka një qëndrim për rikthimin e Kodit Zgjedhor në Komisionin e Reformës Zgjedhore”. Sipas tij, është një vlerësim për tu përshëndetur. Njëkohësisht, duke iu referuar nismave të ndërmarra nga kjo parti për të bërë të mundur mosmiratimin e ligjit elektoral, Prifti kujtoi se “ne për këtë kemi sakrifikuar, kemi sakrifikuar edhe me grevë urie që të bëjmë një kod sipas standardeve europiane, të bëjmë një kod që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme vitin e ardhshëm”. Në po këtë linjë, Prifti theksoi gjithashtu se “vendimi për ta kaluar sërish Kodin, pra jo për të kaluar në mënyrë të rrufeshme dekretin e Presidentit, por për ta sjellë përsëri Kodin në Komisionin e Reformës Zgjedhore, për ti bërë përmirësimet e duhura, ka vetëm përshëndetjet dhe mbështetjen e LSI-së. Ne do të kontribuojmë në atë komision që Kodi, i cili do të kalohet nga Parlamenti përsëri, të jetë vetëm sipas standardeve europiane dhe të garantojë zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta për të gjithë”.
PDK-ja e Gurakuqit
“Presidenti të ndërhyjë për identitetin e demokristianëve”
Partia Demokristiane e drejtuar nga Anton Gurakuqi kërkoi dje nga Presidenti dhe KLD-ja që të ushtrojnë kompetencat e tyre për ti dhënë fund zvarritjeve për regjistrimin e kësaj partie. “Gjyqi i vërtetë i demokristianëve shqiptarë, ku ne do të provojmë edhe ligjërisht se ndotjet politike nuk kanë asnjë lidhje me PDK-në, do të zhvillohet më datën 23 dhjetor 2008 në gjykatën e shkallës së parë të Tiranës. Aktualisht ne kemi depozituar në gjykatë dosjen e plotë të regjistrimit dhe jemi në pritje të vendimit, që do të përputhet plotësisht me vullnetin e shprehur në mënyrë të lirë dhe demokratike nga demokristianët shqiptarë”, - theksohej në deklaratën për shty të PDK-së. Sipas kësaj deklarate, zvarritja për marrjen e një vendimi vjen nga bashkëpunimi mes gjyqtarëve dhe personave të interesuar për çështje të tillë. Për këtë arsye, PDK-ja kërkoi dje publikisht që “Presidenti i Republikës dhe KLD-ja të analizojnë me kujdes këtë gjykim, pasi në të kundërt ne kemi të gjithë të drejtën për të besuar se kanë ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose indirekte për një vendim të tillë përmes mekanizmave që ata kontrollojnë”.