“Muajt e parë të 2009-s do të kërkojmë statusin e vendit kandidatit”
13/12/2008 Kreu i PD-së shprehet i sigurt për fitoren e zgjedhjeve dhe mandatin e dytë qeverisë
Kryetari i PD-së Sali Berisha, njëkohësisht kryeministër i vendit, ka mbajtur një fjalim me tone dhe përmbajtje tërësisht elektorale. Duke folur para qindra e qindra të ftuarve, kreu i qeverisë ka përsëritur disa herë me bindje të plotë fitoren e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, që do t’i sigurojë një mandat të dytë qeverisës. Në fjalimin e tij të gjatë Kryeministri u është drejtuar të rinjve që qëndronin pas tij me pankartat në duar, ku shkruhej “Shqipëria po ndryshon”. Duke u shprehur me bindje të plotë, por që në thelb mbarte premtime elektorale, Berisha deklaronte se ky mandat i dytë do të ishte vetëm për të rinjtë. “Së bashku ne përmbysëm diktaturën, së bashku ne përmbysëm kleptorkacinë, së bashku ne do të fitojmë mandatin e dytë, së bashku ne do të integrojmë Shqipërinë në Evropë”, - ka thënë Berisha. Ai ka deklaruar se në muajt e parë të vitit të ardhshëm qeveria do të ndërmarrë hapin për t’i kërkuar Bashkimit Evropian statusin e vendit kandidat për anëtarësim. “Në këtë ditë solemne, në këtë ditë të idealeve evropiane të shqiptarëve, jam këtu për t’u zotuar se muajt e parë të vitit të ardhshëm Shqipëria do të paraqesë kërkesën për statusin e kandidatit, se qeveria do të bëjë çdo përpjekje për lëvizjen e lirë të shqiptarëve në mbar Evropën”, - deklaroi ai. Kryeministri Berisha është përqendruar në arritjet e qeverisjes së tij gjatë këtyre tre vjetve. Ai nënvizoi luftën kundër korruptonit, rritjen ekonomike që ka përjetuar vendi. Berisha nuk ka lënë pa përmendur edhe investimin madhor të qeverisë së tij: ndërtimin e rrugës Durrës–Kukës–Morinë, të cilën, sipas tij, socialistët e bllokuan duke shpërdoruar qindra milionë euro. “Me ndërtimin e kësaj rruge Shqipëria dhe Kosova fitojnë rolin dhe peshën gjeostrategjike që nuk e kanë pasur më parë. Ndërtimi në një kohë rekord i saj përbën një nga arritjet më të mëdha historike të PD-së dhe Shqipërisë, ndaj inaugurimi i rrugës përbën fundin për armiqtë dhe kundërshtarët e saj", - tha kreu i qeverisë. Kryeministri Berisha tha se ishte pikërisht qeveria e tij ajo që mundësoi nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit dhe më pas, në Samitin NATO-s në Bukureshtit, të merrej vendimi për të ftuar vendin tonë në këtë Aleancë. “Tre vjet më parë ne premtuam reforma të thella dhe të gjithanshme dhe se do ta vendosnim Shqipërinë në binarët e sigurta të integrimit. Gjatë 3 vjetve u firmos kontrata historike e shqiptarëve: Marrëveshja e Stabilizim-Asocimi, si dhe u arrit marrja e ftesës për anëtarësim në NATO”, - tha ai.