Mbillen sipërfaqe të tëra me grurë të pacertifikuar
13/12/2008 Fermerët: Është më i lirë
Sipërfaqe të tëra toke në rrethin e Fierit po mbillen me farë gruri të pakontrolluar dhe certifikuar. Kjo mund të sjellë dështim të prodhimit të grurit për vitin e ardhshëm. Tonelata grurë të përfituar nga prodhimi i këtij viti po pastrohen nga fermerët prej farërave të bimëve të këqija dhe pa asnjë kontroll të specialistëve të bujqësisë, por hidhen në tokë në cilësinë e farërave. Fermerët shprehen se e gjithë kjo ndodh si nga çmimi i lartë i farërave në treg, ashtu dhe nga mosbesimi që ata kanë te këto farëra të servirura prej firmave të ndryshme shitëse. “Agronomi që ne pyesim nuk e ka provuar mbjelljen ose jo të farës që ne blejmë, - thotë një fermer, - por ne e provojmë në tokën tonë. Ne nuk arrijmë dot të blejmë farëra të certifikuara, sepse kushton shtrenjtë. Punimi i tokës ka vajtur 25 mijë lekë dynymi , por duhen edhe procese të tjera dhe 35 mijë lekë na vete mbjellja.” Petraq Profka, banor i fshatit Seman, pohon se ai nuk ka frikë të mbjellë farën e grurit të pacertifikuar, sepse e ka provuar edhe vitin e kaluar dhe ka rezultuar me sukses. Në drejtorinë e bujqësisë dhe ushqimit Fier drejtori Fatos Troka deklaroi se farërat në njësitë e tregtimit janë tërësisht të kontrolluara. Ai kërkoi nga fermerët të mos kryejnë mbjelle pa u siguruar për cilësinë e farës. Ndërsa shtoi se në rast dështimi përgjegjësia është e vetë fermerëve që aplikojnë prodhim të grurit për farë. “Shteti orienton fermerin, por riskun do ta marrë vetë fermeri për mbjelljen që bën, - ka thënë Troka. - Ai duhet të këshillohet me agronomë dhe specialistët e drejtorisë së bujqësisë për plugimin, hedhjen e plehrave, por sidomos për farën e mbjelljes.”