E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodra: Komision për faturat e energjisë



Lëvizja Socialiste për Integrim bëri të ditur dje se do të ngrejë një komision qytetar për të verifikuar dhe asistuar qytetarët, të cilët do t’i drejtohen prokurorisë, për sa u përket faturave të energjisë.

Nënkryetarja e kësaj partie, Filloreta Kodra, deklaroi se është krijuar një situatë e papranueshme mes konsumatorëve dhe OSSH-së. Sipas Kodrës, synimi i OST-së është që të përmirësojë gjendjen ekonomike të saj, duke grabitur qytetarët e duke stimuluar korrupsionin. Ajo u bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të denoncojnë në prokurori faturat e energjisë elektrike dhe të kërkojnë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga qeveria. “LSI-ja do të ngrejë një komision qytetar për të verifikuar dhe asistuar qytetarët, të cilët do t’i drejtohen prokurorisë”, - tha ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›