E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Prioriteti i qeverisë, turizmi bregdetar



Sekretari për Mjedisin në Partinë Socialiste, Besnik Baraj deklaroi dje se qeveria shqiptare për të pasur prioritet turizmin në zonat bregdetare, duhet të kishte vijuar projektet e nisura nga qeveria paraardhësve, duke përmendur këtu disa projekte që kanë nisur në disa porte të vendit për kanalizimet që në 2003-shin. “Nëse realisht qeveria “Berisha” do të kishte prioritet turizmin në zonën bregdetare, do të kishte përfunduar para afatit projektet e nisura nga qeveria paraardhëse. Shqipëria është sot i vetmi vend në Mesdhe që ende pas 18 vjetësh të nënshkrimit të Konventës së Barcelonës, në asnjë nga plazhet e saj nuk ka ngritur dot një sistem të trajtimit të ujërave të zeza”, - tha Baraj. Sipas tij, në këtë aspekt qeveria ka treguar paaftësi, dhe jo vetëm mungesë kapacitetesh për të absorbuar fonde nga institucionet e mëdha financiare si Banka Botërore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›