Besart Berisha, debutim me dopietë për Rosenborg

Besart Berisha duket se është rikthyer më së miri në futbollin e luajtur. Vetëm pak ditë pasi është transferuar në formë huazimi te skuadra më e madhe norvegjeze Rosenborg shqiptari ka bërë edhe debutimin më skuadrën e tij të re. Dhe cfarë debutimi. Duke shënuar dy gola në fitoren e skuadrës së tij duke bërë menjëherë diferencën te skuadra norvegjeze.
Berisha është futur si titullar në këtë përballje duke luajtur në sulm bashkë me Steffen Iversen. Ky i fundit ka shënuar golin e parë për Rosenborg në minutën e 10-të, ndërsa golat e Besart Berishes kanë ardhur në harkun e dy minutave, në të 52-tën dhe 54-tën.
Besart Berisha ditë më parë është huazuar te Rosenborg në mënyrë që të rikthejë sa me shpejt formën e tij pas dëmtimit që e kishte lënë jashtë fushave për një vit.
Kosovari 23-vjecar duket se përshtatet shumë mirë në futbollin skandinav. Më parë ai ka luajtur në Danimarkë me Aalborg dhe Horsens. Me këtë të fundit të sezonin 2005-06 ka shënuar 11 gola duke qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij.