Topalli e mbyll me xhudon

Edmond Topalli, xhudisti i vetëm shqiptar dhe i pari sportist kuqezi, pjesëmarrës i kësaj disipline në Lojërat Olimpike, mbylli pa asnjë suksese aventurën në "Pekin 2008", duke u mposhtur nga kundërshtari i tij i peshës 81 kg, portugezi Neto Zhoao.
Shkodrani 28-vjecar, i cili zuri një vend në Lojërat e 29-ta Verore, falë ftesës së Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, u eliminua në turin e parë eliminator. Topalli, kampion kombëtar në Shqipëri në xhudo dhe me pjesëmarrje në kampionatet botërore kualifikuese në Itali (2007), Angli (2007) dhe Gjermani (2008), nuk arriti t'i imponohej një kundërshtari me përvojë si portugezi Zhoao.