Kodra e Diellit prej 4 vitesh pa ujë, asnjë masë nga Ujësjellësi i Tiranës
e ujit prej kohësh. Një nga zonat më problematike , ndër vite për mungesën e ujit është komuna e Parisit. Pavarësisht akuzave të qytetarëve për drejtuesit e Ujësjellësit , sërish këta banorë nuk kanë ujë në banesa dhe mungesa nuk zgjat me ditë, as me muaj, por edhe me vite. E vetmja zgjidhje për të plotësuar nevojat e tyre, thonë ata, janë autobotet, me ujë që sigurojnë privatisht, ndërkohë që detyrimet e ujësjellësit i kanë paguar. Por mungesa e ujit të pijshëm në Tiranë nuk është prezente vetëm në komunën e Parisit. Pothuajse të njëjtat probleme, janë pasqyruar edhe për zonën e Kinostudios, ku rrjeti i Ujësjellësit nuk është shtrirë plotësisht dhe qytetarët e sigurojnë ujin nëpërmjet puseve që kanë hapur firmat e ndërtimit.
Mediu e Tafaj, fushatë për mjedisin me nxënësit e shkollave
Ndërgjegjësimi i rinisë për ruajtjen e ambientit ka bërë që drejtuesit e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave Fatmir Mediu dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj të marrin pjesë në aktivitetin e organizuar nga shkolla Ibrahim Rugova në Kamëz. Nisma me të rinjtë për pastrimin e ambientit është pjesë e fushatës mjedisore të ndërmarrë nga kompania celulare Eagle. Ministri Mediu, në fjalën e tij, ka theksuar rëndësinë e mjedisit në cilësinë e jetës së individit. Ai gjithashtu ka kërkuar mbështetjen e gjithë aktorëve, sidomos të fëmijëve për ta kthyer sjelljen e përshtatshme kundrejt mjedisit, si pjesë të kulturës së përgjithshme të tyre. Kjo fushatë ka pasur si synim të saj ndërgjegjësimin nëpërmjet veprimit dhe janë përfshirë 200 nxënës të shkollave të mesme të qyteteve Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë dhe Pogradec të cilët nën moton Mëso duke vepruar kanë ndërgjegjësuar qytetarët, nëpërmjet pastrimit të zonave urbane, për risqet që sjell ndotja në qytete, nga mos kujdesi qytetar apo nga veprimet jo mjedisore. Në këtë takim ishte i pranishëm dhe Drejtori Ekzekutiv i kompanisë celulare Eagle, Ali Taskin, i cili theksoi se gjatë kësaj fushatë ndërgjegjësuese është fokusuar më shumë në pastrimin dhe ndërgjegjësimin e qendrave urbane.