E Diel, 1 Nëntor 2026

Pediatria në gjendje kaosi, prindërit blejnë serumet për mjekimin e fëmijëve

Mjekët: Spitali në krizë për ilaçe, asnjë sinjal për furnizimin nga drejtoria

Që prej më shumë se dy javësh gjendja në spitalin e Pediatrisë është në kaos të plotë. Prindërit të cilët i sheh në çdo orë të ditës tek orvaten për të gjetur medikamentet e serumet që mungojnë në shumicën e rasteve shprehen se prej dy javësh gjendja

e ilaçeve është kthyer në makth për ta. Aktualisht në spitalin pediatrik të QSU-së prindërit i sheh gjithmonë në lëvizje, sa në farmaci e sa në klinika private për tu siguruar fëmijëve ekzaminimet e barnat, që duhet ti marrin falas në spital. Të gjitha ia kam blerë me para vajzës, nga antibiotikët e deri tek analizat, që jemi detyruar ti bëjmë në klinikat private pasi na kanë thënë që sbëhen në laboratorin e spitalit, thotë Klara e cila ka shtruar të bijën 6 muajshe në shërbimin e pneumoalergologjisë. Fëmijët e shtruar në këtë pavijon duhet të bëjnë seanca avulli, me një aparaturë të posaçme për të liruar mushkëritë. Por atëherë kur ka ilaçe nuk punon aparatura, e me rregullimin e saj ndodh e kundërta. Vetolina (ilaç që përdoret për lirimin e mushkërive për fëmijët që vuajnë nga astma, pneumonitë apo kanë probleme me laringjitin) ka disa muaj që mungon dhe nënat e blejnë vetë, shprehet një nga infermieret e pavijonit. Por të njëjtën gjë pohojnë edhe mjekët duke shtuar se, në shumë raste vihen në pozitë të vështirë me prindërit. Madje një prej mjekëve të spitalit Pediatrik është shprehur ditën e djeshme për gazetën SOT se është detyruar që jo më shumë se dy ditë më parë ti japë personalisht paratë për të blerë një ilaç tepër të shtrenjtë një prej prindërve që ka të shtruar fëmijën e tij. Por nuk është pneumologjia, pavijoni më problematik në krizë janë edhe hematologjia, reanimacioni e pediatria infektive. Ndërsa më problematikët duket se janë mungesat e ilaçeve që kanë të bëjnë me sëmundjet e brendshme tek fëmijët e vegjël. Medikamentet për sëmundjen e zemrës, kancerit apo leucemisë duket sikur tashmë nuk kanë për të mbërritur kurrë në spitalin e të vegjëlve.


Mungesat
Mungesat e medikamenteve duke filluar që nga antibiotikët, serumet, madje në disa raste edhe gjilpërat për uljen e temperaturës tek të vegjlit janë më shumë problematike tek prindërit që vijnë nga rrethet. Sipas tyre kjo gjendje është e papërballueshme. Për disa prej tyre thika ka shkuar në kockë, me borxhe arrijnë të përballojnë shpenzimet. Nuk janë as dhjetë, as 100 mijë lekë se kaq nuk do na vrisnin, e kemi të pamundur të përballojmë kurat nga 400 euro e më shumë, thotë babai i një 13- vjeçareje të shtruar në pavijonin e hematologjisë me sëmundje të rëndë gjaku. Prindër të tjerë pohojnë se, deri tani kanë harxhuar më shumë se 200 mijë lekë vetëm për blerjen e citostatikëve (për trajtimin e sëmundjeve vdekjeprurëse të gjakut), që nuk i ka spitali. Përpara këtyre medikamenteve mungesa e të tjerave nuk bie në sy, vetëm një cikël trajtimi u kushton fëmijëve nga 200-500 euro, me kushtet tona nuk kanë faj që ankohen skanë ku ti gjejnë, pohon një nga mjeket pediatre në pavijonin e hematologjisë. Veç hallit të madh që i ka zënë prindërit e fëmijëve duhet të mendojnë edhe si të sigurojnë paratë për të blerë ilaçet, kjo kur fëmijët sipas të gjitha ligjeve e rregullave gëzojnë më shumë se të gjithë të tjerët të drejtën për tu trajtuar falas në spitalet publike. Të njëjtat probleme ka edhe reanimacioni. Thuajse të gjithë antibiotikët që u jepen të vegjëlve pas operacionit, që rezultojnë të jenë edhe më të shtrenjtët, mungojnë. Edhe për to paratë dalin nga xhepat e prindërve. Por nuk janë asgjë krahasuar me ato që kanë paguar për operacionin e fëmijëve të tyre. E për ironi shumë prej tyre e quajnë detyrim të paguajnë edhe më shumë, mjafton që tu shpëtojnë të vegjlit. As më hyjnë në sy fare, edhe më shumë të më kërkonin do ti jepja, tregon mes lotësh nëna e një vajze 6 vjeçe. Përballë kësaj situate krejt indiferente është Ministria e Shëndetësisë. Ajo nuk ka reaguar as kur mjekët pranojnë se spitali ska ilaçe, por nga ana tjetër për më tepër edhe vetë drejtoria e QSU-së nuk hedh asnjë hap të furnizojë spitalin e të vegjëlve me ilaçe institucion i cili është shkaktari ore përgjegjësi kryesor për mungesën e medikamenteve e të kushteve në këtë spital.


Virozat
Në pavijonet e QSUT, ka një numër të konsiderueshëm vizitash në ditë me patologji nga më të ndryshmet. Pacientet e vegjël mbeten problem në këto ditë Qershori, ku numri i vizitave në shërbimin infektiv, por edhe në pavijonet e tjera pranë spitalit pediatrik shkon në 100-150 në ditë. Diagnozat më të shpeshta janë problemet në rrugët e frymëmarrjes, por edhe variçela. Numri i vizitave është ende i konsiderueshëm. Brenda ditës në urgjencë mund të paraqiten edhe 100- 150 fëmijë, me diagnoza të ndryshme. Mund të aktivizohen disa lloj virusesh të caktuara siç janë rino-viruset dhe adeno-viruset që mund të japin katare të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes apo dhe disa sëmundje të tjera për të cilat për fat të keq akoma nuk kemi vaksina, psh siç është variçela.

Spitali i sëmundjeve të brendshme pa ashensor, të sëmurët zbresin në këmbë
Përveç sëmundjes që i mundon, pacientët e pavijonit të neurologjisë duhet të zgjidhin edhe problemin e transportit, pasi ashensori prej mëse 6 muajsh nuk funksionon. Për tu ngjitur në katet e mësipërme duhet që të afërmit ti transportojnë në krahë barrelat, ose të paguajnë të tjerë njerëz që bëjnë transportuesin e pacientëve. Por kjo nevojitet më shumë se 3 herë në ditë, pasi mjekët kërkojnë që pacienti ti nënshtrohet analizave të ndryshme, për të cilat duhet të lëvizësh nga kati i parë në të katërtin. Ashensori nuk punon. Sa herë që do bëjmë analiza lëvizim me barelë, të cilën e mbajnë në krahë të afërmit, tregon një pacient i spitalit. Në ambientet e spitalit nuk lejohet që kamera të xhirojë stërmundimin e këtyre pacientëve, ndonëse mungesa e ashensorit ka shqetësuar edhe stafin mjekësor, pasi të afërmit mund tu shkaktojnë tronditje pacientëve gjatë ngjitjes nëpër shkallë. Ndërkohë, në drejtorinë e QSUT sqarojnë se nevojitet të paktën edhe një muaj e gjysmë për vënien në funksion të ashensorit. Arsyeja e prishjes së ashensorit është rrufeja, është djegur totalisht paneli. Riparimi do bëhet shumë shpejt, po bëhen procedurat e tenderimit dhe pas 1 muaj e gjysmë do të jetë gati, deklaron Altin Dushku nga Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse në QSUT. Ashensori në këtë spital është po aq i nevojshëm sa edhe mjeku. Të operuarit nuk mund të lëvizin, por edhe të shtruarit janë kryesisht me probleme të kolonës vertebrale dhe nuk mund të ngjisin shkallët. Por jo vetëm ashensori është shqetësim për të sëmurët, nga vëzhgimet e një pasnjëshme të gazetës SOT janë vënë re një sërë mungesash për kushtet e tjera në pavijone e në dhomat e spitalit. Kështu muret gjithë lagështirë e tualetet pothuajse të shkatërruara në spitalin e Hematologjisë janë një ndër shqetësimet më të mëdha për pacientët e të afërmit e tyre. Edhe pse është folur shpesh për përmirësimin e dukshëm të kushteve në spitale sërish gjendja është problematike. Kushtet  në tualetet e urgjencës së spitalit të sëmundjeve të brendshme në QSUT dhe jo vetëm aty janë problematike. Megjithëse pjesë e reformës në QSUT është edhe një infrastrukturë në nivelin e duhur për sa i përket ambienteve të spitalit,  tualetet aspak higjienike uji që vjen me orar dhe në shumë raste edhe mungon por edhe mbeturinat si në ambientet e brendshme por edhe në ato të jashtme duket sikur janë lënë në harresë.

Arta AGOLLI

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›