E Hënë, 2 Nëntor 2026

Konkurset, Memushi: Do të ketë më tepër kuota se vjet

25/05/2005  Universitetet kanë propozuar të njëjtat kuota si dhe vjet. Ankohen se s’kanë auditore

“Numri i kuotave të pranimit në universitete këtë vit do të jetë më i lartë se sa vitin e kaluar”, ka deklaruar dje ministri i Arsimit, Luan Memushi. Universitetet kanë kërkuar për këtë vit akademik po aq kuota sa vitin e kaluar, disa fakultete më pak, disa të tjerë më shumë dhe numri ka shkuar gati po aq sa vjet. Por, Ministria e Arsimit ka vendosur që të miratoj më tepër kuota se sa vjet. Kryesisht ato fakultete që nuk kanë auditore, kanë kërkuar më pak kuota se u miratuan vjet. Po kështu ka ndodhur dhe një vit më parë. Ata kërkuan më pak, por Ministria e Arsimit e rriti numrin. Këtë vit akademik hynë në universitet mbi 13.566 maturantë. Ata përbëjnë 1669 kuota më shumë se në vitin akademik 2003-‘04. Sipas vendimit të qeverisë, në këto kuota përfshinin: kuotat për pranimet e reja 13.086, për degë të dyta 250, për vitet e ndërmjetme 200 dhe për shtetasit e huaj kuota është 30 vetë. Kuota kryesore ishte 12.694 vende në universitet, ndërsa për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve shtetërorë 392 vende. Vitin e kaluar përfundun shkollat e mesme në shkallë vendi 24.893 maturantë. Sipas këtij vendimi, këtë vit akademik u planifikua të tërhiqen në shkollat e larta në sistemin me kohë të plotë, duke përfshirë dhe atë me kohë të pjesshme mbi 75% e nxënësve maturantë, shifër kjo që ka ardhur në rritje nga viti në vit.

Universiteti Politeknik

Universiteti Politeknik i Tiranës i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit, që për vitin akademik 2005-‘06 kuota e pranimeve të reja, fituesve të konkurseve të jetë 815 studentë. Këto propozime i janë dërguar Ministrisë së Arsimit për miratim dhe në fund do të miratohen nga qeveria. Ndërsa universitetet kërkojnë që të pranohen studentë sipas kapaciteteve dhe ambienteve që kanë, gjithnjë Ministria e Arsimit i shton këto kuota me 10 deri 20 studentë për secilën degë. Kështu, ky universitet kishte kërkuar rreth 900 studentë të rinj, ndërsa qeveria miratoi rreth 1100 vetë, të cilët do të dilnin fitues nga konkurset. Edhe kët vit më tepër studentë janë kërkuar për degët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, me 280 vetë: ndërtimi 100 vetë, 70 vetë në arkitekturë, 40 në hidroteknikë, 30 në topogjeodezi, 40 në mjedis. Më pas vjen Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike me 205 studentë gjithsej: mekanikja 120 vetë, tekstil 55 vetë, materiale 30 vetë. Në vend të tretë për nga numri i studentëve është Fakulteti i Gjeologji Minierave në 50 vetë miniera 50 vetë, gjeologji 50 vetë, gjeofizika 30 vetë dhe në fund vjen Fakulteti i Elektrikës me më pak studentë, por jo më pak i kërkuari. Në këtë fakultet do të nisin 150, vetëm që do të ndahen në dy degë, elektrike 70 vetë, elektronikë 80 vetë.

Universiteti i Tiranës

Këtë vit janë propozuar rreth 3500 kuota për gjithë Universitetin e Tiranës, gati po aq sa u miratuan vjet nga qeveria. Ka luhatje të vogla në shifra, sipas fakulteteve. Vitin e kaluar, qeveria miratoi 3480 kuota për këtë universitet. Vitin e kaluar Fakulteti Ekonomik ka patur gjithsej rreth 840 kuota, ndërsa këtë vit ata kanë propozuar 980 kuota kryesore dhe 30 kuota të tjera për studentët jashtë trojeve të Shqipërisë. Fakulteti i Drejtësisë po synon gjithashtu të mbajë të njëjtën kuotë si vitin e kaluar, 300 pranime edhe për konkursin e këtij viti. Për shumë vite me radhë, ata kanë patur vetëm 100 pranime. Vetëm vitin e kaluar mundën ta ngrinin këtë kuotë në 300 vetë. Ndërsa, Fakulteti i Shkencave të Natyrës pritet të jenë gati po aq pranime sa vitin e kaluar, me më pak studentë për disa degë, jo shumë të preferuara si matematika dhe fizika. “Kemi propozuar rreth 500 kuota për matematikën dhe fizikën rreth 110 kuota, informatikën dhe biologjinë 70 kuota, për secilën degë të kimisë nga 50 kuota. “Këtë vit kemi propozuar 320 kuota, 200 kuota për mjekësinë e përgjithshme, 60 kuota për stomatologjinë dhe 60 kuota për farmacinë. Pra, sa viti i kaluar”, thotë Kristo Pano, dekani i Fakultetit të Mjekësisë. Ndërkohë dhe Fakulteti i Infermierisë ka propozuar gati po aq kuota sa vitin e kaluar, rreth 340 kuota, ndërsa vjet u bënë 333 pranime.

Filologjiku ka përgjysmuar kërkesat

Për konkurset e vitit akademik 2005-2006, Fakulteti i Histori-Filologjisë ka propozuar gati sa gjysma e kuotave të vitit të kaluar, mos edhe më pak. Kjo për arsyen e vetme, se ky fakultet nuk ka kapacitete, nuk ka salla, as numër pedagogësh për të përballuar këtë numër studentësh dhe të paktën për degët e mësuesisë, tregu i punës është i ngopur. Kështu, vitin e kaluar me gjithë kuotat e trojeve, historia ka patur 130 pranime, ndërsa këtë vit 60 pranime, ku vetëm 52 janë kuota kryesore dhe kështu për çdo degë. Edhe gazetaria, një prej degëve më të kërkuara të këtij fakulteti, kërkon që të ketë këtë vit një shifër studentësh, sa një e treta e vitit të kaluar. Vjet në këtë departament, së bashku me kuotat me pagesë, hynë në shkollë të lartë 120 studentë, ndërsa këtë vit, duke përfshirë gjithashtu dhe ata që hyjnë me pagesë dhe një student nga trojet janë 44 studentë.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Luan Memushi ka

diskutuar me përfaqësuesin e zyrës së Bankës Botërore,

Nadir Mohamed, rreth stadit aktual dhe vazhdimësisë së

projekteve të kësaj banke në dobi të modernizimit të infrastrukturës së arsimit shqiptar. Projekti i Bankës Botërore “Reforma në Arsim”, është implementuar në periudhën korrik 2000 – 31 tetor 2004. Investimet e bëra në kuadër të këtij projekti arrijnë shumën prej 12 milionë dollarë. Objektivi i zhvillimit të projektit ishte që të

asistonte Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) në

planifikimin dhe menaxhimin e shërbimeve të arsimit

dhe forcimin e përgjegjshmërisë së grupeve të

interesit për këtë shërbim.

Komponentët kryesorë të projektit ishin

1.Hartimi i Politikave, Menaxhimi dhe Përmirësimi i

Sistemit Arsimor

2.Sistemi i Informimit për Menaxhimin e Arsimit

3.Vlerësimi dhe Testimet

4.Rehabilitimi i Shkollave

5.Tekstet shkollore

Konkurset e teksteve kanë ulur 33 për qind çmimet

Sistemi konkurrues i printimit dhe prokurimit të teksteve kontribuoi jo vetëm në cilësinë e nxënies, por edhe në ulje të madhe rreth 33 për qind në çmimin mesatar të teksteve shkollore. Bazuar në argumenta, këto kursime do të mundësojnë një akses më të madh si dhe një cilësi më të madhe në reduktimin e çmimit mesatar të librave shkollorë. Një plan zbatimi për strategjinë e arsimit përfshin një

informacion të detajuar mbi nevojën për financim dhe

një spektër me të gjerë të kategorisë së shpenzimeve,

që përfshin zhvillimin e kurrikulës, trajnimin dhe

tekstet shkollore që mbulojnë gjithë arsimin e

detyrueshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›