E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nepal, lideri komunist zgjidhet Kryeministër

Parlamenti nepalez ka zgjedhur liderin veteran komunist Madhav Kumar Nepal si Kryeministrin e ri të vendit, në përpjekje për t‘u dhënë fund trazirave të shumta në vend. Zoti Nepal, lideri i Partisë Komuniste të Nepalit (partia e unifikuar marksiste leniniste), ishte kandidati i vetëm për këtë post. Ish-kryeministri Maoist, Praçanda, u dorëhoq më 4 maj pas mosmarrëveshjesh të ashpra me Presidentin e vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›