E Diel, 1 Nëntor 2026

Koentrao kalon te Real Madrid, firmos një kontratë 6-vjeçare

SPANJË- Klubi spanjoll i Realit të Madridit i ka shtuar një tjetër talent skuadrës së drejtuar nga Zhoze Murinjo, duke blerë nga Benfika Fabio Koentraon. Madrilenët kanë paguar 30 milionë euro për yllin e ri të futbollit portugez, një nga anësorët më të mirë në botë për momentin. Koentrao ka nënshkruar një kontratë 6-vjeçare, ndërsa ka kryer edhe vizitat mjekësore në Madrid.

“Është një ndjenjë unike dhe spektakolare, sepse të jesh këtu është si një ëndërr e bërë realitet, - deklaroi portugezi. – Të jem këtu, të ulem pranë presidentit dhe të nënshkruaj këtë kontratë, është si prej një bote tjetër”, tha më tej Koentrao në një intervistë për Real Madrid TV. Më tej, ai u shpreh krenar që do të jetë në një klub me Zhoze Murinjon. “Është një gjë e mirë të kesh trajner më të mirin në botë për momentin. Zoti Murinjo është i tillë dhe askush nuk ka dyshime për këtë. Kjo gjë më bën krenar”, tha Koentrao.

Portugezi është blerja e pestë këtë sezon për Realin e Madridit, pas mesfushorëve turq Nuri Shahin e Hamit Altintop, mbrojtësit francez Rafael Varane dhe sulmuesit spanjolle Hoze Kallehon.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Koentrao kalon te Real Madrid, firmos një kontratë 6-vjeçare

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›