Koha e kometës në Milleniumin e Shkodrës
“Koha e kometës” filmi i regjisorit shqiptar Fatmir Koçi, bazuar në romanin “Vit i Mbrapshtë” i Ismail Kadaresë, shfaqet sonte në orën 19.00 për herë të parë për publikun e gjerë në kinemanë “Millenium” të Shkodrës. I shfaqur premierë absolute gjatë ditëve të Festivalit veror të filmit në Durrës, “Koha e kometës” u shpall filmi më i mirë shqiptar i këtyre 3 viteve të fundit, edhe pse nuk është konsumuar akoma nga publiku. Në Shqipëri është shfaqur vetëm 2 herë në Durrës.
Shkodra është qyteti i dytë. Ndryshe nga gjithë filmat e tjerë shqiptarë, ky i fundit, nuk po ndjek rrugën normale të distribuimit, që do të thotë të qëndrojë të paktën një javë në secilën sallë kinemaje në qytetet e vendit.