Ku na mblodhe, moj kasolle!
Radhë për libra që nga gushti
Si dikur për radhë qumshti
Merr një grua, merr një burrë
Por nuk soset radha kurrë.
Te këmbët na bie gjaku
Qesh librarja nga banaku:
“Kët’ e kemi, kjo s’na ngeli...”
Librat blejmë si gjysma gjeli.
Çmimi i librit ngjit në shpinë
Fort ta prish, ah terezinë
Flet një plakë: A më dëgjoni
Për libra nuk del pensioni…
“...E kam vajzën pa parti,
Ndaj ka ngel pa punë në shpi
S’ju gënjej për këtë besë
Kam dy nipa dhe një mbesë.
...Çmimet po na vijnë hakut
Duhet dhe pension` i plakut.
Oh, moj zonjë, ç’na kënaqe
U bënë librat si ilaçe!...
Laps’ i zonjës nis shënon
Në tre libra një numron
Kundërshton çdo pretendim:
“Kështu ka ardh` me udhëzim…”.
..Gjoja shteti rimburson
Ne i blejmë me pension…”
Nëse ke pagu tridhjetë
Zonja të shënon veç dhjetë.
Kështu ecën historia
Bën biznes dhe libraria
Ku na mblodhe, moj kasolle,
Biznes dhe me libra shkolle.