Koha e kometës, shfaqet në festivalin e filmit në Selanik
Festivali i 49 i filmit ndërkombëtar që po zhvillohet në Selanik i ka rezervuar një vend filmit shqiptar “Koha e kometës”. Ky film do të projektohet mbrëmjen e sotme në orën 18:00 në sallën e kinemasë“Stavros Tornes". Prodhimi i Fatmir Koçit është shfaqur edhe ditën e shtunë në seksionin “ Balkan Survey”. Produksioni “ Koha e kometës” ka përfshirë një kastë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Gjermania. Historia e një djali që niset për luftë dhe gjen dashurinë është boshti i filmit ku interpretojnë aktorët Blerim Destani dhe Masiela Lusha. Fatmir Koçi rikthehet në skenë e këtij festivali pesë vite pasi është nderuar me çmimin “ Aleksandri i Madh”, për filmin “Tirana viti 0”. Po nesër në këtë festival do të shfaqet edhe filmi i vëllezërve belgë Jean-Pierre& Luc Dardenne, “Heshtja e Lornës” . E pranishme do të jetë edha aktorja protagoniste Arta Dobroshi.