E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një mal me dokumente, për tu trajtuar me bursë

I nderuar “Shekulli”! Për kriteret skandaloze të trajtimit me bursë të nxënësve e studentëve në këto 18 vite, kemi shkruar herë tjetër. Mjafton të kujtosh se dhe në VKM-në e fundit, atë me nr. 1211, datë 27.08.2008, që shfuqizon VKM-në 658, datë 10.10.2007, studenti nga fshati mund të trajtohet financiarisht vetëm nëse familja e tij është në skemën e ndihmës ekonomike, përndryshe nëse ka qoftë edhe një pension koperative, “digjet”, nuk trajtohet, ndërsa ai nga qyteti mund të fitojë një bursë të plotë, ka të ardhura më pak se 2600 për frymë dhe gjysmë bursem kur këto të ardhura janë më pak se 4000 për frymë në muaj

Ajo që duam të ngremë në këtë shkrim, ka të bëjë me malin e dokumenteve që u kërkohen nxënësve a studentëve. I listojmë ato:

Kërkesë më shkrim nga nxënësi apo studenti, certifikatë familjare personale, vërtetim që është student apo nxënës i vitit të parë, vërtetim banimi nga njësia vendore ku banon nxënësi apo studenti, vërtetim banimi në konvikt, deklaratë ekonomike (formular model), vërtetim pagash për personat e familjes mbi 18 vjeç, vërtetim për ndihmën ekonomike, nëse merr një vërtetim nga zyra e punësimit për pjestarët e papunë të familjes, vërtetim nga zyra e punësimit, nëse marrin apo pagesë papunësie, vërtetim nga dega e sigurimeve shoqërore, nëse marrin pension të llojeve të ndryshme, vërtetim nga dega e tatim-taksva, nëse ushtrojnë veprimtari private, vërtetim nga shkolla për motra e vëllezër, nëse gëzojnë bursë apo jo, vërtetim nga shkolla familja, nëse ka fëmijë të tjerë apo jo në shkollë, vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurisë së paluajtshme për zotërim prone fitimprurëse, vërtetim nga institucionet përkatëse për pjesëtarët e tjerë, nëse janëushtarë, jashtë shtetit.

Dhe, për kategori të veçantë, nëse kanë dhe doumente të tjera shtesë si: fotokopje të noterizuar të statusit të jetimit, vërtetim që janë fëmijë të punonjësve të policisë ose të ushtarakëve, të cilët kanë humbur jetën në detyrë ose për shkak të detyrës, vërtetim të gjykatës për ato raste që kanë kujdestarinë prindërore, fotokopje të noterizuar të medaljes së artë të fituar në mbarim të shkollës së mesme, statusi i i invalidit paraplegjik ose tetraplegjik, certifikatë për më të mirin e maturës shtetërore për vitin 2008, MASH.

Sikur të mos mjaftonte kjo, qindra studentë këto ditë bëjnë qindra kilometra rrugë nga Tirana në rrethe, vënë familjet në alarm për të ndryshuar dokumentacionin, për ta bërë atë në formë tjetër, ashtu si ua kërkon sekretarja në fakultet, deri vërtetim veçmas për person, vërtetim shkolle edhe për fëmijët nën 10 vjeç, duke i kthyer studentët e mospranuar, dokumente edhe në rast kur vërtetimet janë nomalë me vulë të njomë, por për drejtorin ka firmosur nëndrejtori, P-ja para emrit të drejtorit dhe firma nga nëndrejtorit për sekretaret i bën të pavlefshme. Dhe kjo sorollatje, kur afati përfundimtar i miratimit të bursave, vitet e dyta të larta, është 30 nëntor

A nuk e dinë vallë këta administratorë që kur një familje trajtohet me një ndihmë ekonomike, kjo dotë thotë se nuk ka automatikisht asnjë person të punësuar, nuk merr pension, nuk ka veprimtari private, nuk ka tok=, nuk merr pages= papun=sie, etj., por dhe në këtë rast kërkohet dokumentacioni i plotë, një mal me shkresa më shumë se në secilën prej ambasadave. Deri kur kështu?!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›