E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paditë për nxjerrje sekreti dhe një rast nga Turqia

Lexova në internet një debat për një padi që Prokuroria u ka bërë tre gazetarëve, mes të cilëve edhe redaksisë suaj për publikimet mbi Gërdecin, duke ju akuzuar për “nxjerrje të sekreteve”.

Këto më duken lëvizje sa për të thënë, sepse është e qartë që media ka detyrën të publikojë informacionin që i intereson publikut dhe Prokuroria ta ruajë informacionin, nëse e ka klasifikuar sekret.

Po ju jap një shembull nga këtu ku jetoj, në Turqi. Një gazetë e vogël, por mjaft e gjallë, ka vënë në shënjestër institucionet, duke lëkundur praktikën e zakonshme të heshtjes në mediat turke. Gazeta “Taraf”, e cila ka burime të shumta informimi brenda ushtrisë turke, ka publikuar artikuj të njëpasnjëshëm sensacionalë, ku demaskohet ndërhyrja e ushtrisë në politikë. Por, gazeta vazhdon të përballet me presione ligjore dhe politike.

Bordi i kryeredaktorëve të gazetës “Taraf”, po diskuton mbi kërcënimin e fundit për ndjekje penale ndaj tyre nga forcat e armatosura turke. Ky kërcënim vjen pas një publikimi të dokumenteve sekrete, në të cilët akuzohet ushtria për neglizhencë në rastin e vrasjes së 17 ushtarëve turq nga një sulm i separatistëve kurdë, pranë kufirit me Irakun.

Zëvendëskryeredaktorja, Jasmin Congar, paralajmëron se gazeta mund të bastiset në çdo moment. Por redaktorët thonë se do të vazhdojnë punën, pavarësisht nga kërcënimet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›