E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të sillesh si viktimë para kamerës, nuk të bën burrë shteti

Rrëzimi i pallatit në Gjirokastër dhe rreziqet që u prezantuan pas kësaj ngjarjeje nga disa specialistë, mendoj se ngrenë një domosdoshmëri: Politikanët kryesorë të vendit, duhet të fillojnë prej sot të mendojnë sesi të bashkohen për të mbrojtur qytetarët përmes ligjeve dhe infrastrukturës shtetërore.

Marrëveshja për politikat urbane, hartimi i Kodit Urbanistik të vendit, dhe një legjislacion i hekurt që garanton kontrollin mbi territorin, duhet të jenë pika e parë e marrëveshjeve.

Të sjellurit si viktima para kamerave, dhe shfaqja e tyre në çdo mort gjatë kësaj kohe, nuk e zbut dot përgjegjësinë e tyre.

Janë të lutur të mos na vijnë për ngushëllime kur na ndodhin fatkeqësi. Le të rrinë në zyrat e tyre, në karriget e tyre, aty ku e kanë vendin për të na shpëtuar nga fatkeqësitë. Dhe pa qenë prezentë në vdekje të tilla, neve na dalin parasysh. Dhe, natyrisht, nuk i përfytyrojmë dot duke qarë për ne.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›