E Diel, 1 Nëntor 2026

Koha të kujtojmë shqiptarët që kanë dhënë kontribut për shtetin e së drejtës

Me lejoni qe fjalen time te sotme ta nis duke permendur disa figura te ndritura qe kane lene gjurme ne historine e njerezimit mbare. Perandori Konstandini i Madh ne mesin e shekullit te 4-t ishte i pari perandor qe u dha fund persekutimeve te kristianeve ne Romen e lashte dhe zyrtarizoi kristianizmin si fenë e tij zyrtare. Perandori Justiniani I ne mesin e shekullit te 6 ishte i pari qe hodhi bazat e shtetit ligjor duke unifikuar ligjet romake dhe hedhur themelet e te drejtës civile. Aleksandri i Madh ishte i pari qe shtriu civilizimin deri ne skajet me te largëta qe kishte pare ndonjehere njerezimi. Gjergj Kastrioti Skenderbeu njihet boterisht per mbrojtjen qe i beri per çerek shekulli me radhe, jo vetem Shqiperise, por sidomos hyrjes se Europës, duke mbajtur larg ushtrite e panumerta te perandorise otomane. Sulioti Marko Boçari, nuk ishte vetem letrar i zoti dhe i pari qe shkroi “Fjalorin dy gjuhësh greko-shqip”, por ishte edhe luftetar trim dhe nje nder figurat kryesore ne dhenien e pavaresise Greqisë, e cila e nderon sot si hero. Muhamed Aliu ishte drejtuesi dhe themeluesi i Egjiptit modern. Papa Klementi XI kishte per qellim te jetes se tij unifikimin e krishtërimit dhe per nje periudhe gjate papatit te tij pati rezultate te dukshme ne Shqiperi. Gonxhe Bojaxhi, e njohur per mbare boten si Nënë Tereza i fali dashuri dhe ia perkushtoi jeten e saj njerezimit. Karl Gega ishte inxhinieri dhe arkitekti qe depërtoi Alpet Zviceriane me hekurudhen e Semeringut, duke bashkuar Europen Qendrore me Gadishullin Apenin.
Te gjithe keto heronj e figura historike kane nje te perbashket shume te rendesishme, qe fatkeqësisht nuk eshte se promovohet dhe proklamohet sa duhet. Te gjithe kane prejardhje shqiptare.
I permenda per te kujtuar dhe mos harruar se sa e sa figura madheshtore ka lindur Shqiperia nder shekuj, te cilet kane lene gjurme ne historine e njerezimit.
Historia tregon qe shqiptaret jo vetem jane nje nga popujt me te vjeter te ketij kontinenti, por nder shekuj kane dhene kontributin e tyre ne zhvillimin e tij; duke treguar nje tradite te hereshme te aftesive per te krijuar shtet dhe per te ndertuar institucione.
Natyrshem lind pyetja po sot? Sot, kur Shqiperia dhe shqiptaret pas shekujsh te tere pushtimesh dhe mundimesh, pas dekadash izolimi dhe vuajtje, me ne fund jane prane endrres se shumëpritur europiane. Kur shqiptaret jane prane shembjes se murit te fundit qe na ndan nga Europa dhe bota perendimore, murit te Shengenit. Kur me ne fund Shqiperia eshte ne rrugen e duhur dhe merr vetem nota pozitive dhe pergezime per arritjet ne rrugen e nisur. Kur eshte koha qe te gjithe se bashku te bashkepunojme dhe te japim kontribut ne kete proces kaq te rendesishem per cdo shqipetar. Kur eshte koha qe e ardhmja e Shqiperise dhe e kombit tone duhet te jete me shume se kurre mbi interesat personale.
Sot, kriza personale e nje shqiptari te vetem, nuk bllokon thjesht qarkullimin ne Tirane apo gjetiu, nuk demton thjesht jeten e perditshme te cdo qytetari te Tiranes, por perpiqet te cenoje ceshtjen e shqiptareve mbare, procesin e integrimit, perpiqet te erresoje endrren europiane te shqipetareve, perpiqet te mbaje ne kembe murin e izolimit dhe te pengoje liberalizimin e vizave, perpiqet te hedhe balte mbi imazhin e vendit te tij.
Por fatmiresisht, eshte e qarte per cilindo qe ka sy te shohe, qe keto veprime te papërgjegjshme, mbeten thjeshte perpjekje, sepse fati i nje kombi nuk mund te cenohet nga nje njeri i vetem, rruga e nisur nuk mund te pengohet nga nje individ i vetem, e ardhmja e shqiptareve nuk mund te errësohet nga papërgjegjshmëria e nje shqiptari te vetem.
Fatmiresisht, Shqiperia sot eshte ne rrugen e duhur drejt familjes se madhe Europiane, ne ndertimin e se ciles, sic historia deshmon, shqiptaret kane dhene kontributin e tyre nder shekuj.
Fjala e mbajtur në seancën e djeshme të Kuvendit

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›